Diskutime.com

Nuk je i lidhur [Hyrje - Regjistrohu]
Shko ne fund

Version i Printueshem  
 Faqe:  1  ..  3    5
Autori: Subjekti: Pse besoni qe Jezusi eshte kryqezuar?
interesant
Anetar i rregullt
***


Avater


Postime: 175
Regjisturar me: 15-3-2010
Antar offline


[*] Derguar me 15-3-2010 ne 05:00 PM


Fillimisht kur kam hy ne kete faqe si ne kohen e kaluar kur kete faqe ka disponu dikush tjeter nese nuk gabohem para disa viteve, edhe tani nuk kam hyre qe te i imponoi dikuj mendimin tim, por thjesht nje bisede debatuese ku mund te shpalosim ate cfar predikojm , normal gjithmone duke u bazuar ne dicka, dhe se eshte shume e drejte se secili mendim eshte personal dhe ne secilin mendim meson dicka , nese je i interesuar.

Nese une debatoj me ndonjerin prej antarve ketu dhe ia kundershtoj mendimin kjo nuk i jap leje asnjerit te thote se ne jemi duke bere lufte. Une jam thjesht vetja ime, shkruaj ate cfar mendoj per antarin apo per shkrimin qe ai vendos, nuk ia beje qejfin asnjerit ta levdoj apo ta inkurajoj per shkrimin qe ka bere, as nuk pres lavdat e inkurajim nga te tjeret.

Jam person qe percjelli cdo shkronje, nuk e le te ike asnje fjali pa e studiuar nje here e pastaj t'i pergjigjem. Nuk jam nje antar qe mundohem te kem shkrime te shumta te kota, por mundohem qe se pari te mesoj sa me shume per vete, e ne te njejten kohe te mesojne edhe te tjeret nga ajo cfar ne themi.

Askush nuk eshte i perkryer , secili mund te gabon ne shkrime apo mendime, por te mbrosh nje gje qe nuk duhet mbrojtur nuk eshte asnjehere ajo rruga e drejte , nuk perkon me natyrshmerin e nje personi qe e quan veten njeri .

Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
Silverscreen
Super Moderatore
*******


Avater


Postime: 3213
Regjisturar me: 4-9-2009
Antar offline


[*] Derguar me 15-3-2010 ne 05:09 PM


Interesant, pervecse te lavderosh veten tek ai komenti i mesiperm une s'pashe gje tjeter. Dhe dicka, ceshtja qendron pikerisht se veshtire se vendoset se c'fare eshte e drejte per t'u mbrojtur dhe se c'fare jo. Ti dicka qe do e kundershtosh do e kundershtosh sepse te duket e pavertete, kurse ai tjetri qe do ta mbroi do e mbroi se do i duket e vertete. Kush ka te drejte?! Ne rastin e feve, kush vendos se c'fare duhet mbrojtur dhe se c'fare jo?!
Ne jete pak gjera ka te sigurta, ato jane matematika, dhe vlera e jetes se njeriut (ne kete jam shume sokratike). Te tjerat jane te gjitha te diskutueshme.




Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
interesant
Anetar i rregullt
***


Avater


Postime: 175
Regjisturar me: 15-3-2010
Antar offline


[*] Derguar me 16-3-2010 ne 07:13 AM


Ajo cfar ty nuk te pelqeu t'u eshte dukur si nje levdat qe i beje vetes, por te keshilloj qe te lexosh nga fillimi e deri ne fund e mos t'i pergjysmosh fjalin.

Eshte shume normale se une i sfidoj te tjeret me fen qe ata posedojne, per ate them: Sjellini argumentet nese jeni te sinqerte, dhe do e kuptoni shume mire ne fund se kush do ta kete te drejte!

Pasi matematika qenka vlera e vetme e jetes se njeriut, ma sjell nje parim matematikor qe tregon krijimin apo zhvillimin e njeriut , apo edhe ti ke ngaterruar gjerat, sepse Ateizmi perfaqeson shkencen, ndersa shkenca pa u bazuar ne Fe eshte e manget, ndersa mangesia te jap te kuptosh perruljen e nje gjeje te pavlere !

[Modifiko 16-3-2010 nga interesant]
Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
Silverscreen
Super Moderatore
*******


Avater


Postime: 3213
Regjisturar me: 4-9-2009
Antar offline


[*] Derguar me 16-3-2010 ne 01:26 PM


"Eshte shume normale se une i sfidoj te tjeret me fen qe ata posedojne, per ate them: Sjellini argumentet nese jeni te sinqerte, dhe do e kuptoni shume mire ne fund se kush do ta kete te drejte!"

Kur dikush eshte i sigurte per fene dhe besimin e tij nuk merret me sfida te uleta, nuk fillon e rref gjoksin, e nuk mundohet te tregoje ne c'do menyre epersine e atij qe eshte, sepse kur dikush ja vlen vertete jane te tjeret ata qe thone "sa i/e mire ky", jo ai per veten e vet. Ti qe paske filluar edhe ke temat e tjera te quash te tjeret njerez te dobet etj, do te thote qe po mundohesh te tregosh ne c'do menyre epersine tende, dhe ne kete pike je pikerisht ti qe nuk ke PERULESI dhe MODESTI, dy virtyte qe ti po predikon tek te tjeret, por qe ti personalisht nuk paske. Po s'eshte e cuditcme, jane virtute qe fitohen me kohen ato, dhe jo gjithkush ia arrin.

"Pasi matematika qenka vlera e vetme e jetes se njeriut"

Kush e tha kete? Une jo per vete. Une thashe qe pak gjera ne jete jane te sigurta, dhe njera nga ato eshte matematika, dhe vlera e jetes se njeriut (nese e mendon mire kjo e fundit fut brenda shume virtyte te tjera dhe sjellje korrekte, eshte me komplekse dhe degezohet ne shume nendege te tjera).

"Ateizmi perfaqeson shkencen"

Ateizmi nuk perfaqeson shkencen, dhe shkenca nuk perfaqeson ateizmin. Kete po e thua ti, dhe nuk ke te drejte.

"ndersa shkenca pa u bazuar ne Fe eshte e manget"

Ka thene nje shprehje nje here filozofi i madh Agostini "Credo ut intellegam, intellego ut credam" Besoj per te kuptuar, kuptoj per te besuar. Ne terma moderne kjo shprehje eshte pro shkences, pasi ashtu si shkenca ka nevoje per fene (kjo sepse pergjithesisht njeriu ia ndjen nevojen nje udheheqjeje shpirterore) ashtu edhe feja ka nevoje per shkencen, kjo per te kuptuar, kjo sepse prap si njerez qe jemi kemi nevoje per pergjigje, pergjigje qe po gjejme tek shkenca, dhe pergjigje qe momentalisht gjihen tek feja. Feja dhe shkenca kane nje marredhenie reciproke, dhe kush mundohet te uli shkencen ne c'do menyre eshte sepse nuk ia kupton rendesine, dhe pergjitheson ne disa probleme etike gjithcka, gjithe ate qe ka qene evolimi ne ate fushe.

"ndersa mangesia te jap te kuptosh perruljen e nje gjeje te pavlere "

Ate perulje qe ti nuk ke? Ndersa arroganca jote vjen nga ndonje gje qe ty te mungon, mangesi e jotja?!



[Modifiko 13-5-2010 nga Silverscreen]




Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
interesant
Anetar i rregullt
***


Avater


Postime: 175
Regjisturar me: 15-3-2010
Antar offline


[*] Derguar me 16-3-2010 ne 01:45 PM


"Fliti njerezve me gjuhen qe kuptojne "

Duke u nise nga ky parim edhe biseda zhvillohet, i flas personit ne gjuhen qe ai kerkon dhe ne gjuhen qe ai debaton, ne menyre qe te kete nje lidhje ne mes mendimesh dhe debatesh.
Nuk eshte mire te behesh avokat i dikuj tjeter, sepse disa e meritojne te i thuash se je i nje shkalle te ulte sepse ashtu paraqitet se paku ne shkrime.

Nese ateizmi nuk bazohet ne shkence atehere ne cfar bazohet ?- Nje thenje dhe parim i ateizmit eshte : Ate cfar mendja nuk te arrine , atehere mos e kerko Perendin ! - Don te thote te gjitha ato gjera qe jane zbuluar deri me tani , me mendje dhe mund, me shkence , dhe te cilat mund te shifen , te nuhaten dhe te preken ato jane produktive, ndersa te gjitha ato gjera qe nuk shifen , nuk preken dhe nuk nuhaten ato jane vetem iluzione dhe nuk duhet futur per t'i kerkuar apo besuar se ekzistojne. A nuk eshte ky ai parimi i Ateizmit, dhe a nuk eshte kjo ajo lidhja ne mes shkences dhe Ateizmit ???

Shkenca ka nevoj per fen kjo eshte e pamohuar dhe nuk mund t'i iket asesi, ndersa Feja mund te funksionoi dhe eshte e persosur edhe pa shkencen. Feja ne shume gjera te ka sjell brumin i cili eshte i gatshem per shkencen, ndersa shkenca vetem duhet te perpunoi ate brum jo qe shkenca ka kriju dicka cfar nuk ka qene me heret, vetem se eshte modifiku ajo cfar iu kishte servu shkences !

Perrulja eshte nje dobesi e nje te mjeri, te pranosh qe nuk di eshte nje hap drejte diturise, ndersa te pohosh se i di te gjitha eshte perfundimi i diturise dhe fillimi i injorances ! Sa me shume njeriu meson, aq me shume e kupton sa injorant ka qene !

Tani per te mos humbur gjurmet e temes, i kam sjelle disa pyetje me larte, a nuk deshiron askush te pergjigjet, apo nuk ka pergjigje !?
Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
Silverscreen
Super Moderatore
*******


Avater


Postime: 3213
Regjisturar me: 4-9-2009
Antar offline


[*] Derguar me 16-3-2010 ne 01:54 PM


Gjuha ne te cilen te solla ate fraze me larte eshte latinisht, dhe duke qene se jam e ndergjegjshme per faktin qe jo te gjithe e njohin ate gjuhe te solla edhe perkthimin. Mos e lejo veten te kapesh nga keto komplekse inferioriteti, askush nuk u mundua te tregoje diturine e vete duke u munduar te tregoje injorancen tende keshtu qe mos e merr si tentative e tille.

"ndersa Feja mund te funksionoi dhe eshte e persosur edhe pa shkencen."

Ah sa gabim qe eshte kjo. Perse kur ndihesh keq ti shkon ne spital dhe jo tek hoxha?! Sepse spitali te jep kuren per ate, por ne spital funskionon mjekesia, dhe mjekesia eshte shkence. Nese je aq i verber sa te mohosh meritat e shkences atehere besoj se s'kemi me c'fare te themi ne te dy. Vazhdo punen tende, nuk ja vlen ky debat.




Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
interesant
Anetar i rregullt
***


Avater


Postime: 175
Regjisturar me: 15-3-2010
Antar offline


[*] Derguar me 16-3-2010 ne 02:02 PM


Si duket nuk e ke kuptuar dhe ke nevoj per sqarim. Une te tregova perse disave i flas ne nje menyre tjeter, e jo se pse ti sjelle nje definicion ne gjuhen Latine, aspak nuk me pengon te sjellesh dicka ne gjuhe tjeter, sepse edhe une jam i ati mendimi se :" Njeriu sa me shume gjuhe qe di aq me shume vlen ".

Une i pranoj te gjitha zbulimet shkencore, dhe nuk i mohoj aspak, por jam kunder atyre qe thone se shkenca te jap per cdo pyetje pergjigje !?

Nuk e ke patjeter te debatosh , je i lire dhe askush nuk te detyron te me kthesh repliken, po deshe mbylle kete debat dhe riktheju temes qe eshte ne shqyrtim...

Me respekt !
Shiko profilin e Perdoruesit Shih te gjitha pergjigjet sipas antarit
 Faqe:  1  ..  3    5

  Shko ne fillim

Powered by XMB
XMB Forum Software © 2001-2009 Forum