| Faqe:
1
2
3
4 |
| Autori: |
Subjekti: Dallimi mes Rugoves dhe Milloshovicit? |
Disa
Anetar i nderuar
   
Postime: 3016
Regjisturar me: 9-9-2009
Antar offline
|
|
Thenie: Postuar Orgjinalisht nga Shkelchim  | Thenie: Postuar Orgjinalisht nga Disa  | OK,po e leme qe ke punuar,po mune te me thuash se paku nje emer te Redaktorit te atehershem.?
Me t'mira
[Modifiko 12-3-2010 nga Disa] |
uhaaa po cka po ma nin mu allahile qysh e le ti ose a beson a jo, tek e fundit nuk je askushi me te dhan pergjegjesi un ty...Un po them qe kam punu
edhe kam shkru edhe ta postova emailin e shume shpejt muj mi qit edhe shkrimet ose raportet me emrin tim...Tash mos ta zgasim ket muhabet ma shume,
poenta ishte se ajo gazete asht gazete adoleshntesh edhe teper ekstremiste. Dhe po shihet prej "ballanit" qe ju jeni i ndikum prej saj... S'ki qka
shton ma teper ketu... |
OK,kisha then mu ju kthy temes me mire.
Ushtri Ēlirimtare lufton motra e vllau
Plumat drejt nshkije e ni bes te All-llahu.
|
|
|
Shkelchim
Anetar i besuar
  
Postime: 591
Regjisturar me: 4-9-2009
Vendndodhja: Kaēanik
Antar offline
|
|
Ne teme isha, ti ekzagjerove duke me etiketu si genjeshtar...
[Modifiko 15-3-2010 nga Shkelchim]
Kur linde qave, por tė tjerėt qeshėn. Jeto nė mėnyrė tė atillė qė, kur tė vdesėsh, ti tė shkosh i qeshur, kurse tė tjerėt tė qajnė pėr ty.
|
|
|
Disa
Anetar i nderuar
   
Postime: 3016
Regjisturar me: 9-9-2009
Antar offline
|
|
Bota e ka njohur Kosovėn nė kohėn e Ibrahim Rugovės vetėm si pjesė tė Serbisė. A mos kėtė e konsideroni ju sukses tė Rugovės. Ibrahim Rugova ka
nėnshkruar marrėveshje kapitulluese me kryekriminelin Milosheviq. Vetėm tė pėrkujtojmė marrėveshjen pėr arsimin qė u bė nė vitin 1996 nė mes tė
kryekriminelit Milosheviq dhe Ibrahim Rugovės. Bashkėsia ndėrkombėtare kishte pėrgatitur sanksionet shtesė kundėr Serbisė, mirėpo ishte kjo
marrėveshje e cila e shtyu pėr disa vjet vendimin e pritur pėr ta sanksionuar edhe mė shumė Serbinė. Vetėm dy ditė para mbajtjes sė Grupit tė
Kontaktit nė Bon tė Gjermanisė, nė tė cilėn ishte paraparė qė sėrish Serbisė ti shtoheshin sanksionet, u nėnshkrua aneks-marrėveshja mes Serbisė dhe
Kosovės pėr arsimin. Edhe kjo shkoi nė favor tė Serbisė dhe nė dėm tė Kosovės, sepse bashkėsia ndėrkombėtare mezi priste qė tė bėhej ndonjė hap sado
formal nė kuadėr tė ndonjė marrėveshje qoftė edhe formale, pėr ti dhėnė shans Serbisė dhe pėr ta shpėtuar nga sanksionet. Prandaj nuk ėshtė e vėrtetė
aspak se bota e njohu Kosovėn pėrmes Rugovės. Bota e ka njohur Kosovėn pėrmes Rugovės vetėm si epokėn mė tė errėt, mė kapitulluese dhe mė qyqare qė ka
pėrjetuar ndonjėherė populli shqiptar. Siē dihet, nė kohėn e udhėheqjes sė Ibrahim Rugovės, dy policė serbė e torturonin gjithė Prishtinėn, duke e
plaēkitur, rrahur, maltretuar e ēka jo tjetėr. Sepse ishte Ibrahim Rugova i cili pėrditė lehte duke thėnė se Serbia pėr 24 orė do tė na shkatėrrojė,
prandaj duhet tė durojmė! Ndėrsa nė anėn tjetėr Rugova deklaronte se Kosova ėshtė vendi mė demokratik nė Evropėn Juglindore! Kjo ka qenė qesharake.
Pas fillimit tė aksioneve tė armatosura tė UĒK-sė kundėr forcave policore serbe nė Kosovė, Rugova deklaronte se UĒK-ja ėshtė pjellė e Serbisė! Janė tė
njohura marrėveshjet dhe takimet e Rugovės me kryekriminelin Millosheviq nė Beograd, tė cilat e kanė dėmtuar shumė Kosovėn dhe pasojat e tė cilave
ende po i vuajmė. Prandaj nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Kosovėn bota e njohu pėrmes Rugovės. Nuk duhet harruar se nė kohėn kur Ibrahim Rugova ishte nė
Komitetin Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės, ishin tė burgosurit politikė, nė krye me legjendarin e gjallė Adem Demaēin, qė e
ndėrkombėtarizuan ēėshtjen e Kosovės. Sepse bota e kishte tė qartė pėrse Demaēi po vuante dėnimin me burg tė rėndė. Ishin demonstratat e vitit 1968,
tė vitit 1981, tė vitit 1989, 1990, 1997, dhe sidomos lufta heroike e UĒK-sė. Shi pėr kėtė Kongresi Amerikan nė vitin 1986 (kur Ibrahim Rugova
angazhohej pėr vėllazėrim-bashkimin titoist, sepse kėshtu e mėsonte partia e tij Lidhja e Komunistave), aprovoi njė rezolutė pėrmes tė cilėn kėrkonte
qė Kosovės ti njihej statusi i Republikės. Pėr tė mos e zgjatur mė shumė, sepse ka shumė e shumė argumente qė me shifra e fakte flasin se Ibrahim
Rugova vetėm dėme i ka shkaktuar Kosovės dhe popullit shqiptar, po e pėrfundoj me kaq, duke shtuar nė fund se meritat mė tė mėdha i kanė mijėra e
mijėra dėshmorė tė rėnė pėr liri, pavarėsi tė plotė tė Kosovės dhe ribashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Shqipėrinė, nė krye me kryekomandantin
legjendar Adem Jashari, duke mbetur me shpresė dhe me ndihmėn e Zotit tė Madh se amaneti i dėshmorėve do tė sendėrtohet nė vepėr me ribashkimin e tė
gjitha trojeve nė njė shtet shqiptar. Nė shtetin e pėrbashkėt shqiptar do tė respektohen edhe pakicat kombėtare.
Me t'mira
Ushtri Ēlirimtare lufton motra e vllau
Plumat drejt nshkije e ni bes te All-llahu.
|
|
|
Disa
Anetar i nderuar
   
Postime: 3016
Regjisturar me: 9-9-2009
Antar offline
|
|
PA SHQIPĖRI SKA KOSOVĖ
Kėtu do tė shqyrtohet shkurt njė marrdhėnie e ēuditshme ndėrmjet idesė sė pavarėsisė sė Kosovės dhe bashkimit kombėtar shqiptar. Nė fund do tė
tėrhiqet vėmendja drejt njė fushate tė pritshme qė do ta zhvillojnė vetė njė pjesė e shqiptarėve pėr tė realizuar programet nacional-shoviniste serbe
e greke sipas tė cilave shqiptarėt nuk janė fare komb por kombe tė ndryshme qė duhen mbajtė tė coptuar e nėn kontrollin e kombeve tė mirėfillta
serbe e greke. Nė krye tė kėsaj fushate po konkuron pėr tu vėnė Ibrahim Rugova si terminator (pėrmbarues).
1. Rugova: barazimi i Shqipėrisė me Serbinė
Si meritė e veēantė e Rugovės shpesh paraqitet pavarėsia e tij nga udhėheqja e Shqipėrisė. Kjo, megjithkėtė, ėshtė thikė me dy presa: ka anėn e vet
tė mirė dhe anėn e vet tė keqe. Ana e keqe ėshtė vėnė shumė nė dukje nga rivalėt e tij thaēistė. Ana e mirė ėshtė vėnė shumė nė dukje nga
mbėshtetėsit e tij rugovistė. Kėtu do tė kujtohet vetėm shkurt ana e mirė, ndėrsa theksi do tė vihet nė anėn e keqe sepse tani bėhet e rėndėsishme
kjo anė: ēka ka qenė e mirė dje mund tė bėhet e keqe sot, ose ēka ka pasė peshė tė vogėl dje mund tė marr peshė tė madhe sot.
Dihet se Shqipėria, fatkeqėsisht, nuk ka pasė nė krye politikan tė aftė as pėr tė ndjerė mirė pėr Shqipėrinė, as pėr tė menduar dhe as pėr tė vepruar
mirė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt. Kur Berisha i kėrkoi Rugovės mė 1996 tė rreshtohet nė demostrata krahas Drashkoviēit kundėr Millosheviēit sepse i
kishte vjedhė votat opozitės sė atėherėshme serbe zajedno, Rugova bėri mirė qė nuk dėgjoi. Berisha bėnte sikur nuk e dinte se Kosova kishte shpallė
pavarėsinė dhe nuk kishte punė me zgjedhjet nė Serbi qė ishin institucion dhe ēėshtje e mbrendėshme e Serbisė. Kur mė 1998 Nano i kėrkoi, ashtu si
Berisha, tė heqė dorė nga insitucionet paralele dhe tė kthehet nė institucinet serbe, Rugova bėri mirė qė nuk e dėgjoi.
Por Rugova bėhet njėlloj si Berisha, Nano dhe barazohet me ta, e ndoshta bėhet mė i dėmshėm kur barazon Shqipėrinė me Serbinė. Ky barazim bėhet shpesh
nga Rugova i cili e ka bėrė zakon tė shprehet: Kosova e hapur njėlloj si ndaj Shqipėrisė edhe ndaj Serbisė, Kosova e pavarur nga Serbia dhe
Shqipėria, Kosova tė ketė simbolikėn (flamurin, himnin, stemėn etj.) e veēantė nga Shqipėria etj. Pse kėto ide, ndjenja dhe veprimtari janė edhe tė
gabuara, edhe tė dėmshme pėr shqiptarėt?
Barazimi i Shqipėrisė me Serbinė, edhe sikur tė mos kishim asnjė ndjenjė, tė ishim njerėz pa ndjenja e pa moral apo robot, ėshtė mendėrisht i gabuar,
shumė i gabuar. Le tė analizojmė disa aspekte:
Sė pari, rugovistėt mund tė thonė se kėto shprehje ai i pėrdorė pėr taktikė, pėr ti mbushė mendjen botės se nuk kėrkohet Shqipėria e Madhe apo
Kosova e Madhe, por nė tė vėrtetė ai e do edhe Shqipėrinė, edhe bashkimin kombėtar. Bota kėrkon sot nga udhėheqėsit shqiptar (tė Shqipėrisė e tė
Kosovės) tė garantojnė se nuk kėrkojnė bashkimin. Mirėpo, bashkimi ėshtė fazė e mėvonshme, mbasi tė arrihet pavarėsia etj., etj.
a) Qoftė edhe si taktikė ka njė kontradiktė logjike, ėshtė, siē u tha, mendėrisht e gabuar. Nė qoftė se Rugova taktizon kur e barazon Shqipėrinė me
Serbinė, atėherė edhe Berisha e Nano taktizojnė kur e barazojnė Kosovėn me Serbinė por nė tė vėrtetė e duan bashkimin kombėtar. Pra, nė qoftė se
tė dy palėt taktizojnė, dhe taktizojnė siē u kėrkohet, nė tė njėjtin drejtim, atėherė nuk kuptohet se pse Rugova nuk shkon mirė me udhėheqėsit e
Shqipėrisė dhe pse duhet lavdėruar pėr pavarėsinė nga udhėheqėsit e saj.
b) Rugovės i lejohet tė taktizojė siē ia kėrkon bota, ndėrsa udhėheqėsve tė Shqipėrisė nuk u lejohet. Teorikisht edhe kjo mund tė jetė, por atėherė
duhet treguar se Shqipėria ėshtė nė gjendje tė pėrballet me presionin botėror, ndėrsa Kosova nuk ėshtė nė gjendje, prandaj Shqipėrisė nuk i lejohet tė
taktizoj ndėrsa Kosovės i lejohet. Mirėpo nga tė dhėnat e njohura deri tani del se Shqipėria nuk ėshtė shumė mė e fuqishme se Kosova nė arenėn
botėrore sa tė mos ketė nevojė tė taktizojė.
c) Rugovistėt thonė se Rugova taktizon ndėrsa udhėheqėsit e Shqipėrsiė janė me ndjenja, me tė vėrtetė kundėr bashkimit kombėtar. Nė fakt kėta tė
fundit kurrė nuk kanė arritė deri nė kėtė gradė qė ka arritė Rugova sa tė barazojnė Kosovėn me Serbinė, siē e barazon Rugova Shqipėrinė me Serbinė,
kurr nuk janė shprehė se Serbia dhe Kosova janė njėlloj pėr ta, se kėrkojnė marrdhėnie tė njėllojta etj. Prandaj, njė mundėsi tjetėr, po kaq e bazuar
ėshtė edhe qė Rugova ėshtė me ndjenja, me tė vėrtetė kundėr bashkimit kombėtar ndėrsa udhėheqėsit e Shqipėrisė vetėm taktizojnė por nė tė vėrtetė e
duan bashkimin kombėtar. Mundėsia pėr ti vėrtetuar apo hedhė poshtė kėto dy pohime ėshtė e njėllojtė, prandaj askush nuk mund tė thotė se di diēka tė
sigurtė pėr to (pėr ndjenjat).
d) Nga ato qė tė gjithė mund tė shohin, tė kontrollojnė e tė vėrtetojnė janė qėndrimet e njėllojta, praktikat e njėllojta, veprimtaritė dhe sjelljet
reale. Nga njohja e kėtyre mund tė thuhet vetėm se, ose tė dy palėt taktizojnė dhe atėherė nuk ka kuptim pse Rugova ka bėrė mirė qė ėshtė prishė me
udhėheqjen e Shqipėrisė, ose tė dy palėt janė kundėr bashkimit kombėtar dhe atėherė pėrsėri nuk ka kuptim pse janė prishė. Nga pikėpamja kombėtare
nė tė dy rastet Rugova del njėlloj si udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe nuk ka asnjė gjė pėr tu lavdėruar pse ėshtė prishė me ta.
e) Apo ndoshta nuk ėshtė prishė fare me ta? Apo ndoshta ėshtė Rugova pikėrisht bashkėpunuesi mė i ngushtė nė Kosovė me Berishėn, Nanon e tė tjerėt
kundėr bashkimit kombėtar, siē e dėshiron Serbia e Greqia, dhe pėr ta mbuluar kėtė bashkėpunim bėjnė sikur nuk shkojnė mirė, ndėrkohė qė merren vesh
pėr mrekulli? A mos ndoshta ėshtė taktizim prishja dhe strategjik bashkėpunimi kundėr bashkimit kombėtar? Edhe pėr kėtė smund tė thuhet gjė me
siguri, ndonėse objektivisht, nė realitet del se ėshtė kėshtu: ata po veprojnė bashkėrisht kundėr bashkimit kombėtar, jo vetėm tė tanishėm, por edhe
nė tė ardhmen. E, ēka e shqetėson Serbinė e Greqinė ėshtė pikėrisht e ardhmja. Tani pėr tani serbėt e grekėt mund tė pajtohen se Serbia e ka humbė
Kosovėn. Puna ėshtė vetėm qė Kosova dhe Shqipėria tė mos bashkohen asnjėherė nė tė ardhmen.
Pra, pėrmbledhtas mund tė thuhet se, nė qoftė se Rugova, Berisha, Nano etj., taktizojnė kur dalin kundėr bashkimit kombėtar, atėherė nuk ka kuptim
prishja e Rugovės me udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe as meritė se ėshtė i pavarur prej tyre kur vepron njėlloj bashkė me ta. Nė qoftė se e kanė
seriozisht qėndrimin kundėr bashkimit kombėtar, atėherė, prapė prishja nuk ka kuptim sepse tė dy palėt janė tė pajtuar tė veprojnė kundėr kėtij
bashkimi dhe, prapė Rugova nuk ka ndonjė meritė se ėshė i pavarur nga udhėhqeja e Shqipėrisė sepse vepron njėlloj e bashkė me ta kundėr bashkimit.
Qė njėra palė taktizon, ndėrsa tjetra e ka seriozisht ėshtė njė mendim qė askush nuk mund ta vėretoj e tė jetė i sigurtė sa kohė qė tė dy palėt
veprojnė, sillen e flasin njėlloj. Mendimi i pambėshtetur nė asgjė tė sigurtė i takon fushės sė iracionales dhe nuk pėrbėn bazė pėr diskutim logjik,
racional.
Sė dyti, barazimi nga Rugova i Shqipėrisė me Serbinė ėshtė i gabuar edhe faktikisht. Serbia ka kryer krime dhe i ka shfarosė shqiptarėt e Kosovės pėr
shekuj me radhė. Pa shkuar shumė herėt nė shekuj, vetėm nė fund tė shekullit XIX Serbia ka dėbuar e ka shfarosė me thika e plumba, nė dimrin qė ka
ngrirė mijėra shqiptar nga rrethi i Nishit gati gjithė popullsinė shqiptare qė edhe sot janė muhaxhirė nė vendin e vet nė Kosovė. Serbia u ka
ndaluar gjuhėn shqipe, simbolikėn shqiptare, i ka dhunuar e torturuar pėr tė ndėrruar besimin fetar, i ka pėrzėnė pėr Turqi, i ka varrosė shqiptarėt e
Kosovės tė gjallė nė varre masive. Kėso lloj krimesh ndaj Kosovės, sa del nga dokumentet qė njihen deri sot, nuk ka kryer asnjėherė Shqipėria. Por
Rugova e barazon Shqipėrinė me Serbinė, vendos simetri, kėrkon tė ketė marrdhėnie tė njėllojta, tė jetė njėlloj e hapur etj. Kjo siē shihet ėshtė
gabim sepse nuk mbėshtetet nė dokumente, nuk ka fakte se Shqipėria dhe Serbia kanė qenė njėlloj ndaj Kosovės, prandaj kur Kosova tė fitoj pavarėsinė
ti trajtoj njėlloj si Shqipėrinė, si Serbinė.
Sė treti, nė qoftė se Rugova e ka fjalėn pėr barazim tė Shqipėrisė me Serbinė nė shekuj atėherė barazimi nuk ka kuptim sepse pėr vitet e shekujt para
shpalljes sė pavarėsisė nuk ka kuptim termi Shqipėri sipas kufijve qė ka sot, atėherė Kosova ėshtė vetė Shqipėri. Nė qoftė se e ka fjalėn pėr
periudhėn mbas shpalljes sė pavarėsisė, atėherė prap nuk mund tė provohet se shteti i quajtur Shqipėri ka kryer tė njėjtat krime qė ka kryer Serbia
ndaj Kosovės. Shteti i quajtur Shqipėri mund tė mos e ketė ndihmuar sa duhet Kosovėn nė luftėn kundėr Serbisė, ndonjėherė mund ti ketė sjellė edhe
dėme me politikėn e vet, por kurrė nuk barazohet me Serbinė nė krimet qė ka kryer Serbia ndaj Kosovės. Shqipėria ndoshta nuk e ka ndihmuar shumė
Kosovėn por sė paku jo rrallė ia ka lehtėsuar dhimbjet e ia ka fashuar disa plagė. Kur iknin tė tmerruar e tė frikėsuar nga ushtritė serbe shqiptarėt
e Kosovės jo rrallė dhe masivisht kanė gjetė strehim nė Shqipėri si nė kohėn e Zogut, si nė kohėn e Majkos, gjatė gjithė shekullit. Ndoshta nuk ka
ofruar luks, por varfėrinė e vet e ka nda me buajri me shqiptarėt e Kosovės qė nuk dinin ku tė fusin kokėn nga frika prej ushtarėve serbė. Por Rugova
thotė se Shqipėria dhe Serbia duhen trajtuar njėlloj, se Kosova e pavarur do ti trajtoj njėlloj si Serbinė, si Shqipėrinė.
Ky barazim ėshtė i gabuar si mendim edhe po tė mos shqyrtohet fare me ndjenja p.sh. me ndjenja dashurie pėr kombin, apo me vlerėsim moral si njė
barazim imoral. Thjeshtė nuk qėndron si mendim. Pėr ta barazuar Shqipėrinė me Serbinė Rugovės do ti duhen shumė dokumente, fakte e tė dhėna qė tė
provojnė se Shqipėria ka shfarosė qindra mijė shqiptar, i ka pastruar etnikisht territoret shqiptare si Serbia sanxhakun e Nishit, se shqiptarėt e
Kosovės kanė ikė masivisht nga frika e ushtarėve tė Shqipėrisė dhe kanė gjetė strehim buajr nė Serbi etj., etj. Nuk ėshtė ēudi qė Rugova tė nxisė
historianėt rugovistė ose kėta ta bėjnė vetė njė fushatė pėr tė vėrtetuar se Shqipėria e mjerė dhe e cunguar ka kryer tė njėjtat krime ndaj
Kosovės si edhe Serbia. Nė logjikėn e deritashme tė rugovistėve ēka thotė Rugova ėshtė e pagabueshme, prandaj nuk duhet lėnė pa dėshmuar se edhe
barazimi i Shqipėrisė me Kosovėn kur e bėn Rugova ėshtė i drejtė, i vėrtetė dhe i saktė, pėrndryshe udhėheqėsi lihet nė baltė. Sidoqoftė nė shkallėn e
tanishme tė dijeve Rugova e ka gabim kur e barazon Shqipėrinė me Serbinė. Pra, edhe Rugova gabon, e gabon randė: bėn faj (dhe krim ndaj tė vėrtetės,
moralit, ndjenjave dhe interesit tė shqiptarėve, por kėto njėherė do tė lihen mėnjanė).
Sė katėrti, duke e barazuar Shqipėrinė me Serbinė, Rugova bėn edhe njė gabim tjetėr: barazimin e Shqipėrisė me udhėheqėsit e saj politik. Ndoshta
Rugova lavdėrohet jo pse ėshtė pavarėsuar nga Shqipėria, por nga udhėheqėsit e Shqipėrisė. Ky ėshtė njė interpretim, por nuk del dhe nuk ėshtė
kuptimi i politikės sė tij tė shprehur nė moton Kosova njėlloj e hapur si ndaj Shqipėrisė edhe ndaj Serbisė, Kosova njėlloj e pavarur si nga Serbia
edhe nga Shqipėria. Rugova kur flet vetė barazon Shqipėrinė me Serbinė dhe jo udhėheqjet e dy vendeve. Se e ka fjalėn pėr udhėheqjen e Shqipėrisė
ėshtė vetėm interpretim i fanatikėve rugovistė. Megjithatė nė tė dy kuptimet barazimi ėshtė i gabuar. a) As nė nivel udhėheqjesh, udhėheqėsit e
Shqipėrisė dhe udhėheqsit e Serbisė nuk kanė qenė njėlloj kriminal ndaj Kosovės. As Nano, as Berisha as ndonjė tjetėr nga Shqipėria nuk ka dėrguar
tanket, qentė, paramilitarėt pėr tė vrarė, shqyer, pėrdhunuar gratė, fėmijėt e pleqtė e Kosovės, por kėtė e ka bėrė udhėheqja e Serbisė, inteligjenca
e Serbisė, shoqėria civile e politike serbe, dhe do ta bėj prapė mbas pak vitesh nė qoftė se ndiqet politika e Rugovės e barazimit tė Shqipėrisė me
Serbinė. b) Nė qoftė se kur thotė Shqipėri ka parasysh udhėheqjen politike, atėherė prap bėn gabim qė i barazon termat, bėn po atė gabim qė bėnin
enveristėt kur barazonin Shqipėrinė me Enverin. Por Shqipėria nuk ėshtė identike me udhėheqsit e saj dhe barazimi i Shqipėrisė me ta ėshtė gabim i
rėndė mendor qė ėshtė vėrtetuar disa herė.
Sė pesti, Rugova lavdėrohet se ėshtė pavarėsuar nga udhėheqėsit e Shqipėrisė kurse nė fakt bėn tė njėjtin gabim qė kanė bėrė tradicionalisht
udhėheqėsit e Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se Rugova nuk ėshtė pavarėsuar po ka mbetė skllav i skemės mendore tipike tė udhėheqėsve tė Shqipėrisė nė
90 vjetėt e fundit. Qė nga shpallja e pavarėsisė e deri sot udhėheqėsit e Shqipėrisė, nė mėnyrė tipike, kanė besuar se mbrenda kufijvė qė ju vunė
Shqipėria do tė mundej tė zhvillohet ekonomikisht e tė ndėrtonte rend politik stabil, se do tė forcohej e atėherė do tė bashkohej me Kosovėn. Po bėhen
100 vjet me kėtė ide, janė provuar lloj-lloj sistemesh politike e ekonomike dhe Shqipėria e coptuar nuk ka mundur as tė zhvillohet ekonomikisht dhe as
tė stabilizohet politikisht. Kur tani nė Shqipėri kėtė gjė e kanė kuptuar gati tė gjithė, nė Kosovė del Rugova dhe mbron tė njėjtin mendim tė vjetruar
e tė pėrgėnjeshtruar tė udhėheqejs sė Shqipėrisė, sipas tė cilit, Kosova e pavarur, mbrenda atyre kufijve tė cunguar do tė jetė nė gjendje tė forcohet
ekonomkisht e tė ndėrtoj njė rend stabil politik.
Kosova dhe Shqipėria janė pjesė tė njė tė tėre dhe nuk mund tė zhvillohen tė pavarura nga njėra-tjetra. Shqipėria ėshtė nė varėsi tė Kosovės dhe kėtė
tani po e kuptojnė gati tė gjithė nė Shqipėri. Ideja se njė Shqipėri e fortė dhe e begatė do tė ishte tėrheqėse pėr Kosovėn i ka shtyrė shume shtete
tė fuqishme tė ndjekin politika e tė veprojnė pėr ta mbajtė tė dobėt e jostabile dhe ia kanė arritė. Edhe Kosova ėshtė nė varėsi tė Shqipėrisė, dhe
kėtė gjė qė e dinin (por edhe e tepronin nė Kosovė) tani duan ta shpėrfillin duke i pėrgaditė vetes njė tė ardhme si tė Shqipėrisė gjatė shekullit tė
kaluar. Nė Shqipėri qė nė fillim ka qenė zhvilluar njė ide e saktė e tipit: Pa Kosovė e Ēamėri, nuk ka Shqipėri!. Njė kohė tė gjatė ėshtė dashur tė
zhvillohet njė luftė e vėshtirė dhe e rėndė mendore pėr tė heqė iluzionin se Shqipėria mund tė zhvillohet pa pjesėt qė iu shkėputėn. Tani po aq e
saktė dhe, edhe mė e saktė ėshtė se: Pa Shqipėri e Ēamėri, nuk ka Kosovė!. Besimi se Kosova mund tė zhvillohet e tė stabilizohet e pavarur nga
Shqipėria ėshtė njė iluzion edhe mė i rrezikshėm se i udhėheqėsve tė Shqipėrisė se Shqipėria mund tė zhvillohet e pavarur nga Kosova. Por kėtij
problemi nuk dua ti shkoj mė tej kėtu dhe nuk ėshtė mirė tė bėhet objekt i shumė debateve. Tani duhet argumentuar se Kosova e pavarur ėshtė e mundur
(por tė vetėdijshėm se ėshė vetėm fazė kalimtare drejt bashkimit). Ēka duhet uruar ėshtė qė pavarėsia e Kosovės nga Shqipėria tė mos zgjasė sa
pavarėsia e Shqipėrisė nga Kosova, dhe Kosova tė mos i pėrsėrisė rrėmujat dhe problemet qė i kanė ardhė Shqipėrisė nga kjo pavarėsi. Sidoqoftė
disa nė Kosovė, duke pėrfshi edhe idetė e Rugovės, tė kujtojnė ato rryma serbofile e grekofile shqiptare, ato rryma e grupe joshqiptare qė e shikonin
me gėzim coptimin e Kosovės nga Shqipėria si ēlirim prej Kosovės dhe malokėve. Nė kėtė kuptim Rugova nuk ėshtė pavarėsuar nga Shqipėria, por vetėm
ka mbetė njė kopje e pjesės mė tė gabuar dhe mė tė neveritėshme tė mendimit politik tė Shqipėrisė.
Sė gjashti, Rugova vendoset nė pozicion tė kundėrt me mendimin e rilindėsve shqiptar dhe nė krah tė atyre qė tradicionalisht njihen si serbofile e
grekofil, si bashkėpuntorė tė vetėdijshėm a tė pavetėidjshėm tė kryerėsve tė krimeve ndaj shqiptarėve. Edhe nė kuptimin mė tė pafajshėm pavarėsia e
Kosovės krijon njė gjendje tė ngjashme me periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, gjendjen e ekzistencės sė disa vilajeteve shqiptare. Por ndryshe
nga rilindėsit qė shpallėn programin e bashkimit tė vilajeteve shqiptare nė njė njesi tė bashkuar politike-kombėtare pėrballė rrezikut sllavo-grek,
Rugova kėrkon mbajtjen e vilajeteve tė ndara dhe trajtimin e njė vilajeti shqiptar (Shqipėrisė) njėlloj si rreziku sllav e grek. Nuk ėshtė puna tek
ironizmi ndaj tij, sikur ėndėrroka tė quhet Ibrahim Pashė Rugova, vali i Kosovės me qendėr nė Prishtinė etj. Problemi ėshtė se nuk mund tė merret
lehtė si lajthitje mbasi ky lloj tė menduari njihet. Tė heqėsh sotė dorė nga ideja e bashkimit tė vilajeteve kur nuk ėshtė heqė dorė nė kohė shumė
mė tė vėshtira, ndėrmjet dy luftrave botėrore, nė kohėn e ndarjes sė botės nė blloqe e tė perdes sė hekurt, tė heqėsh dorė tani qė premisat pėr
bashkim janė mė tė mirat, do tė thotė se pikėrisht ky ėshtė shqetėsimi. Tani shqetėsimi nuk vjen nga pamundėsia, por nga mundėsitė qė janė krijuar pėr
bashkim dhe prandaj duhen gjetė mėnyra pėr ta ndaluar. Ky ėshtė program i vjetėr dhe jo ambicie tė Rugovės pėr titullin Ibrahim Pashė Rugova, ndonėse
ambiciet e individit dhe roli i tyre nė ngjarjet politike nuk ėshtė pa rėndėsi.
Si pėrfundim mund tė thuhet se e shqyrtuar vetėm mendėrisht, logjikisht, pa ndjenja dhe gjykim moral barazimi nga Rugova i Shqipėrisė me Serbinė dhe
ideja pėr ta pavarėsuar Kosovėn nga Shqipėria e pėr tė pasė marrdhėnie tė njėllojta si me Serbinė edhe me Shqipėrinė ėshtė e gabuar, e pabazuar.
E shikuar nga kėndvėshtrimi moral dhe ndjenjėsor ky barazim dhe kjo politikė ėshtė thellėsisht imorale dhe armiqėsore ndaj shqiptarėve si komb. Por
kjo nuk do tė shqyrtohet hollėsisht kėtu.
Ėshtė imorale nė pikėpamje intelektuale, sepse tė shpifėsh, tė barazosh dy gjėra qė nuk janė tė barabarta, qė madje ndryshojnė rrėnjėsisht, nė
pikėpmaje tė etikės intelektuale ėshtė thėllėsish imorale, ėshtė fyerje e arsyes, e ratios. Ėshtė imorale nė pikėpamje njerėzore barazimi i viktimės
me kriminelin sepse Shqipėria jo rrallė ka qenė edhe vetė viktimė e krimeve serbe ndėrsa Rugova e barazon Shqipėrinė me Serbinė, viktimėn me
kriminelin. Ėshtė imorale nė pikėpamje politike sepse barazon mikun me armikun, sepse mban tė njėjtin qėndrim si ndaj vėllait qė ndoshta nuk ka qenė
aq i mirė por nuk ka kryer krime me armikun qė e ka shfarosė. Ėshtė imorale politikisht sepse, siē thoshte Karl Shmit (Carl Schmit), edhe nė qoftė se
nė jetėn private ka ndonjė vlerė porosia duaje armikun tėnd nė politikė porosia duaje armikun tėndė nuk vlenė. Ėshtė imorale sepse gjatė gjitėh
shekullit Shqipėria ka strehuar shqiptarėt e Kosovės tė ndjekur nga serbėt dhe ka nda me ta kafashatėn e vet tė varfėr, ndėrsa tani Rugova e barazon
me Serbinė duke treguar mosmirėnjohjen e vetė. E mosmirėnjohja ėshtė ves i ulėt moralisht etj.
2. Rugova: dealbanizacija Kosove i Metohije
Pikėpamjet e Rugovės qofshin edhe pėr taktikė janė tė rrezikshme sepse janė nė vijėn e nacionalizmave serbė e grekė dhe sepse janė ide gjenerike, ide
lindėse, qė lindin njė program tė tėrė antishqiptar. Pikėpamjet e Rugovės pėrmbajnė njė program tė tėrė, karaktersitik pėr lėvizjet e fuqishme pėr
krijimin e njė kombi qė pėrfshijnė nga lufta, ideologjitė, riinterpretimi i historisė, letėrsia e veēantė, krijimi i miteve e deri tek heraldika,
muzika etj. Sepse programi i Rugovės parashikon krijimin e njė kombi tė ri, e kombit kosovar. Sipas Rugovės shqiptarėt duhet tė harrojnė se janė
shqiptar dhe tė bėhen kosovarė. Por pėr kėtė tani ėshtė shumė vonė.
Kombi shqiptar ėshtė formuar mbi bazėn e kritereve etnike-kulturore, ose sipas modelit gjerman dhe jo mbi bazėn e shtetėsisė, ose modelit francez.
Prandaj pėr shqiptarėt ka qenė i vetėkuptueshėm dallimi ndėrmjet kombit e shtetėsisė. Prandaj shqiptarėt edhe pse kanė jetuar nė shtete tė ndryshme
(romak, bizantin, osman, sllav, grekė) nuk e kanė identifikuar veten sipas shtetėsisė. Prandaj shqiptarėt nė ish-Jugosllavi nuk e kanė identifikuar
veten me Jugosllavinė, nuk e kanė parė veten si jugosllavė por si shqiptarė.
Programi i Rugovės e godet kombin nė themelin e vet, nė llojin e identitetit, dhe jo nė ēėshtje anėsore. Ai ėshtė program i tipit francez, jugosllav
dhe serbo-grek. Ndoshta sepse Rugova ka njėfarė shkollimi nė Francė, ndoshta sepse ėshtė ndikuar nga jugosllavizmi, ndoshta sepse nuk di ēka bėn. Por
tė gjitha kėto janė pa rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė pėrmbajtja e programit.
Sė pari, programi i Rugovės pėr kombin kosovar ėshtė i tė njėjtit tip me programin komunist tė jugosllavizmit. Jugosllavizmi ka qenė njė pėrpjekje pėr
tė barazuar kombin me shtetėsinė. Nė regjistrimin e popullsisė nė ish-Jugosllavi nė rubrikėn e kombėsisė mund tė bėhej regjistrimi jugosllav, sipas
shtetėsisė. Numėri i jugosllavėve ka qenė gjithnjė shumė i vogėl nė tė gjitha kombet e ish-Jugosllavisė, por programi ka ekzistuar. Tani nė emėr tė
shtetėsisė sė Kosovės, Rugova kėrkon tė ndėrrohet simbolika kombėtare si flamuri, hymni etj. Rugova, sipas modelit francez dhe jugosllav komunist
kėrkon epėrsinė e shtetėsisė ndaj kombit, heqjen dorė nga simbolika kombėtare pėr hirė tė simbolikės shtetėrore.
Edhe nė qoftė se ky ėshtė njė taktizim pėr tė plotėsuar disa kushte qė Kosova tė njihet nė arenėn ndėrkombėtare si shtet mė vete e pėr kėtė i duhen
simbole dalluese nga Shqipėria kjo duhet tė bėhet shumė e qartė prej tij sepse pėrpjekjet pėr tė pėrdorė kriteret ideologjike dhe shtetėrore pėr
pėrkufizimin e shqiptarėve dhe kosovarėve si dy kombe tė ndryshme janė nxitė nga dikush edhe nė Shqipėri.
Qė mė 1992 duke u nisė nga kriteri i shtetėsisė, Spartak Ngjela, tani njeriu i parapėlqyer i Berishės (edhe ky i specializuar nė Francė) shprehej se
shqiptarėt dhe kosovarėt janė dy kombe tė ndryshme si austriakėt dhe gjermanėt. Fatos Lubonja, njeriu i parapėlqyer i Veton Surroit, i pėrmbahet
kriterit ideologjik-shtetėror kur ngulė kėmbė se shqiptarėt dhe kosovarėt pėrbėjnė dy kombe tė ndryshme sepse kanė jetuar nė shtete dhe ideologji tė
ndryshme, sepse kosovarėt e duan Enver Hoxhėn, ndėrsa shqiptarėt e urrejnė etj. Mendimi i Lubonjės ėshtė nė vijėn e Leninit qė i dallonte kombet sipas
regjimit dhe ideologjisė nė kombin socialist dhe kapitalist. Kjo pėrpjekje ka qenė bėrė veēanėrisht nė ish-Gjermaninė Lindore pėr ti paraqitė si dy
kombe tė ndryshme gjermanėt socialistė nga gjermanėt kapitalistė sipas shtetėsisė dhe ideologjisė sė ndryshme, pėrpjekje qė nuk ka pasė sukses as
atje. Edhe grekėt nuk pranojnė tė ketė kombėsi tjetėr asnjė person qė ka shtetėsi greke ose fe ortodokse.
Atė qė nuk e arriti jugosllavizmi do ta pėrfundojė Rugova: ndėrrimin e kuptimit tė vetes nga shqiptarėt si komb, ndėrrimi i kriterit mbi tė cilin e
kuptojnė identitetin e vet: nga etnik-kulturor nė kriterin shtetėror. Ka shumė mundėsi qė programi i Rugovės tė dėshtoi siē ka dėshtuar jugosllavizmi,
kombi socialist etj., por dhimbje e plagė shkakton, sidomos kombit plot vuajtje tė tjera, kombit shqiptar. Tani ėshtė shumė vonė qė shqiptarėt tė
identifikojnė veten mbi bazėn shtetėrore e jo shpirtėrore, tė zevendėsojnė kuptimin e vets si komb mbi bazėn etnike me kuptimin mbi bazėn e shtetėsisė
sipas tipit francez, leniniste (lubonjist), jugosllavist etj.
Sė dyti, programi i Rugovės ėshtė nė vijim tė programit serb pėr deshqiptarizimin e Kosovės ose dealbanizacija Kosove. Njė prej shqetėsimeve mė tė
mėdha tė nacional-shovinizmit serb gjatė viteve 80 ka qenė mbrojtja e Kosovės nga ndikimi i Shqipėrisė. Sipas serbėve Kosova po ndikohej nga
Shqipėria ēka shfaqej nė tekstet shkollore e deri tek simbolika e njėjtė. Nėn programin e dealbanizmit tė Kosovės u kėrkua ndryshimi i pamjes sė
flamurit, stemave etj., etj. Ndaj kėti programi nacionalshovinist serb ka pasė njė qėndresė, derdhje gjaku e dhėnie jetėsh nga shqiptarėt, njė
pėrbashkim me njėri-tjetrin dhe njė veprimtari madhėshtore pėr ruajtjen e simbolikės kombėtare. Tani programin e nacionalshovinizmit serb kėrkon ta
ēoj nė fund Rugova: ta pastroj Kosovėn nga ndikimet e Shqipėrisė, nga simbolika e njėjtė kombėtare etj.
Sė treti, simbolika e Shqipėrisė, flamuri, hymni, etj., nuk janė simbole shtetėrore por janė simbole kombėtare, qė u takojnė gjithė shqiptarėve si
komb dhe jo vetėm Shqipėrisė si shtet. Ato janė bėrė simbole shteti sepse u krijua njė cop shtet shiqptar dhe synohej forcimi i simbolikės kombėtare.
Por ato janė simbole tė Kosovės po aq sa tė Shqipėrisė. Lufta pėr mbrojtjen e falmurit, gjuhės, himnit etj., etj., nuk ėshė zhvilluar mė shumė nė
Shqipėri se nė Kosovė. Ato mė lehtė ndėrrohen (modifikohen) nė Shqipėri me njė vendim tė Kuvendit dhe ka mė pak pasoja negative se nė Kosovė.
Sė katėrti, programi i Rugovės pėrputhet me synimet afatgjata tė nacionalshovinizmit grek e serb pėr tė argumentuar dhe pėr tė realizuar se nuk ka
komb shqiptar, se shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė janė dy kombe tė ndryshme. Shqiptarėt kanė argumentuar se janė njė komb, se kanė prejardhje
e, rrejdhimisht, gjuhė, histori, traditė, simbole etj., etj., tė pėrbashkėta. Tani atė qė nuk e kanė arritė nacionalizmi grek e serb sepse ėshtė bėrė
qėndresė, synojnė ta arrijnė pėrmes Rugovės qė do tė veēoj simbolikėn e ndoshta edhe historinė, traditėn etj., tė Kosovės nga Shqipėria.
Shkurt nė programin e Rugovės nuk ka asgjė tė re veē ideve tė nxjerra nga programet dhe praktikat e nacionalshovinizmave grekė e serbė: tė barazimit
tė kombit me shtetin dhe tė coptimit tė kombit shqiptar nė kombe tė ndryshme.
Edhe njėherė duhet theksuar se, edhe nėse ėshtė taktizim (pėr ta gėnjyer botėn, sikur bota tė ishte teveqele) shfaqjet e tij mbartin njė rrezik tė
madh sa as vetė programet nacionalshoviniste greke e serbe nuk kanė mundur tė shkaktojnė. Ndaj kėtyre pėrpjekjeve serbe e greke shqiptarėt kanė qenė
syēelė dhe kanė bėrė qėndresė. Ndėrsa kur realizohen nga Rugova njerėzit mund tė gėnjehen dhe kur ta kuptojnė do tė jetė vonė, jo se do shndėrrohen nė
komb tjetėr, por se do tė mbeten nė mes tė rrugės, pa identitet tė fortė, pa bazė zhvillimi. Edhe nė qoftė se Rugova nuk e dėshiron seriozisht dhe
sinqerisht fushatėn e paracaktuar vetėm tė shkaktoj vuajtje por jo tė ketė sukses pėr krijimin e dy kombeve tė ndryshme, taktikėn e tij do ta pėrdorin
tė tjerė shqiptarė qė janė me vullnet tė plotė nė shėrbim tė armiqėve tė shqiptarėve. Edhe nė qoftė se Rugova si person taktizon elektorati dhe
simpatizantėt e tij mund ta marrin seriozisht dhe tė fillojnė punėn pėr tė argumentuar secili nė fushėn e vet se janė komb i ndryshėm nga kombi
shqiptar, me histori, heraldikė, simbolikė, gjuhė etj., tė ndryshme. Edhe nė qoftė se Rugova taktizon personalisht kėtė mund ta marrin seriozisht
kundėrshtarėt e tij real, serbofilėt e grekofilėt e paguar e tė papaguar shqiptar.
Thamė se ai ėshtė njė program gjenerik qė pėrfshinė shumė mundėsi pėr veprimtari antishqiptare. Kur thamė se pėrfshinė deri heraldikėn kjo do tė thotė
se p.sh. nė emėr tė studimit tė stemave pėr stemėn e Kosovės do tė argumentohet historia e ndryshme e Kosovės nga historia e Shqipėrisė. Tė tjerė pėr
tė provuar tė drejtėn e Kosovės pėr shtetėsi do tė argumentojnė se Kosova ka histori tė ndryshme nga historia e Shqipėrisė. Tė tjerė, siē propagandon
Kastriot Myftaraj nė Tiranė, do tė thonė se Kosova dhe Shqipėria kanė dy gjuhė tė ndryshme dhe se gegėt duhet tė fillojnė luftėn pėr tu ēliruar nga
sundimi gjuhėsor i toskėve etj., etj. Nuk ka gjė se kėto nuk qėndrojnė si argumente. Zhurma do tė jetė aq e madhe sa krijohen pėrshtypjet,
paragjykimet dhe frustracionet jokritike iracionale masive. Kontrollojeni shtypin, median pėrgjithėsisht dhe do tė shihni se si atė ēka nuk e arritėn
pėr shekuj nacionalizmat serb e grekė po pėrpiqen ta arrijnė pėrmes shqiptarėve. Ēėshtjes sė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, ēėshtjes shqiptare do
ti jepet njė zgjidhje: nuk ka njė komb shqiptar. Kėtė e thoshte Spartak Ngjela dhjetė vjet mė parė: ēėshtja shqiptare ėshtė e zgjidhur. Shqiptarėt
dhe Kosovarėt janė dy kombe tė ndryshme. Kėtė pėrpiqet tė realizoj Rugova: tė krijojė dy kombe tė ndryshme.
Siē shihet, qoftė edhe si zbulim Rugovės nuk i takon ndonjė meritė pėr kėto ide, sepse nuk janė tė reja, sepse janė shumė tė vjetra dhe Rugova vetėm
sa i ėshtė bashkėngjitė njė rryme qė vepron me kohė nė radhėt e shqiptarėve pėr ti copėzuar shpirtėrisht mbasi i kanė copėzuar territorialisht.
Sė pesti, programi i Rugovės ėshtė nė pėrputhje me programin nacionalshovinist grek e serb qė mbas coptimit territorial tė realizohej coptimi
shpirtėror i kombit shqiptar. Nė tė vėrtetė Lubonja kėtė e paraqet si gjendje tė arritur, por dallimet qė pėrmend ai janė shumė sipėrfaqėsore pėr tė
provuar se janė krijuar dykombe tė ndryshme. Ndėrsa idetė e Rugovės prekin krakakteristika themelore dhe mbi programin e tij mund tė preket edhe vetė
gjuha, historia e tredita si elemnte kyē tė vetėpėrkufizimit tė identitetit. Ata qė i coptuan territoret dhe kombin shqiptar kanė shpresuar se nga
jeta nė shtete tė ndryshme do tė largohen shpirtėrisht. Kėshtu ajo qė mund tė quhej ēėshtje shqiptare do tė zgjidhej pėr disa dekada. Mirėpo deri tani
kjo strategji nuk ka ecur. Dhe siē vė nė dukje Baleta, ndoshta pėr ironi tė historisė, bota qė i kishte coptuar u detyrua tė ndėrhynte ushtarakisht nė
mbrojtje tė asaj pjese tė shqiptarėve qė kishte parashikuar tė asimilohen shpejt nga shteti serb, nė mbrojtje tė shqiptarėve tė Kosovės. E, siē
hamendėson mė njė ironi tė shkėlqyer Baleta, ndoshta ndėrhynė ushtarakisht kundėr serbėve edhe si ndėshkim pse pėr njė shekull nuk arritėn ti
asimilojnė shqiptarėt e tiu ndėrrojnė ndjenjėn e identitit kombėtar. Por atė qė nuk u bė pėr njė shekull synon ta realizoj nė tė mirė tė serbėve pėr
pak vite vetė Rugova: ndėrrimin e identietit shqiptar dhe shkėputjen shpirtėrore tė shqiptarėve tė Kosovės nga pjesėt e tjera tė kombit.
Pra, nė shumė drejtime Rugova del si terminator, pėrmbarues i politikave serbo-greke e ndėrkombėtare kundėr shqiptarėve qė kanė mbetė nė mes, pa u
realizuar. Kėtu hyn zbatimi deri nė fund i ndėrrimit tė kriterit tė identitetit kombėtar nga etnik nė shtetėror (jugosllavizmi). Dhėnia fund e
ēėshtjes shqiptare mbas coptimit territorial duke krijuar dy kombe tė ndryshme dhe kėshtu nuk ka mė problem shqiptar. Coptimi e ndarja territoriale le
etjen dhe dėshirėn pėr bashkim, ndėrsa ndarja shpirtėrore i jep fund pėrgjithnjė.
Dhe, me njėfarė gjakftohėtėsie cinike ndaj vetes mund tė themi se, sikur tė ishte e mundur ndoshta sdo tė kishte asgjė tragjike veē detyrimit moral
ndaj tė parėve tanė qė kanė vuajtur tė na lėnė njė identitet. Por krijimi i njė kombi tė ri kosovar nė vend tė kombit shqiptar nė Kosovė tanimė ėshtė
i pamundur dhe vetėm shkakton vuajtje tragjike tė mėdha, ndoshta edhe mė tė mėdha se ato qė na kanė rėnė nė kokė pėr shekuj. Sepse nė vend se ti
bashkojmė forcat pėr tė mbrojtė veten, ende e vėmė veten nė dyshim jemi apo nuk jemi shqiptar. Mbas shekujsh qė vijnė qė nga fillimi i botės Rugova u
thotė shqiptarėve: harroni qė jeni shqiptarė. Tani e tutje jeni kosovarė. Edhe me kaq nacionbalshovinizmi grek e serb e ka realizuar nė personin dhe
me personin Ibrahim Rugova njė pjesė tė rėndėsishme tė programeve tė veta antishqiptare. Nė vend se tė merremi me programe si tė zhvillohen, tė
pėrparojnė, tė pėrmirėsojmė jetėn tonė na kthejnė nė ēėshtje qė as do tė duhej tė diskutoheshin: jemi apo nuk jemi komb, jemi apo nuk jemi njė komb
etj. Dhe thonė pastaj se Serbia ka marrė fund, kur ajo na sundon po aq mirė pėrmes personave dhe rrymave tona shqiptare.
23 11.2002 Hysamedin Feraj
Ushtri Ēlirimtare lufton motra e vllau
Plumat drejt nshkije e ni bes te All-llahu.
|
|
|
Marka-Musa
Denuar
Postime: 121
Regjisturar me: 27-3-2010
Antar offline
|
|
Njeri prej 1 milion e ma shum dalime eshte se te gjith shqiptaret e vertete ishi me Rugoven. Ja nje fakt:
|
|
|
Disa
Anetar i nderuar
   
Postime: 3016
Regjisturar me: 9-9-2009
Antar offline
|
|

Valla miqsia te forte kan pas!
Ushtri Ēlirimtare lufton motra e vllau
Plumat drejt nshkije e ni bes te All-llahu.
|
|
|
AL_BOOM
Denuar
Postime: 1023
Regjisturar me: 6-3-2010
Antar offline
|
|
Marka-Musa, nuk kam njohuri te vecante rreth kesaj teme por sipas fotografise qe ti prezanton, Rugova si shume ne ankth e i hutuar ndodhet mes
shqipetareve dhe si teper i qete prezantohet me palen tjeter, sipas fotografise qe shfaq shoku Disa...
Ne fund te fundit nuk na nxjerrin nga selameti dallime te tilla, kur atdheu vuan per perparim.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
Marka -Musa
me vend, kjo foto qe ke sjelle tregon se te gjithe ishin se bashku per te njejtin qellim.
|
|
|
readaa
Anetar i nderuar
   
Postime: 1175
Regjisturar me: 10-12-2009
Antar offline
|
|
hahhahah e forte kjo hahhahahha
"Der Mann, der nur an sich denkt, ist einer der unreifen unabhängig von der Ebene der Bildung"
|
|
|
Sulejman Bej
Anetar i nderuar
   
Postime: 1104
Regjisturar me: 21-6-2010
Antar offline
|
|
ka dallime bile shume ama kane edhe ngjajshmeri.
|
|
|
skesatri
Anetar i rregullt
 
Postime: 109
Regjisturar me: 20-4-2010
Vendndodhja: Prishtine
Antar offline
|
|
Qe te ty tash rahmetli
Allahu jau dhashte hakun secilit per a'te qka ka punuar!!!.
|
|
|
Sulejman Bej
Anetar i nderuar
   
Postime: 1104
Regjisturar me: 21-6-2010
Antar offline
|
|
te dy e kane dasht shum karrigen dhe qe te dy kane qene anti musliman
|
|
|
Disa
Anetar i nderuar
   
Postime: 3016
Regjisturar me: 9-9-2009
Antar offline
|
|
Ishte TRADHETAR!
Ushtri Ēlirimtare lufton motra e vllau
Plumat drejt nshkije e ni bes te All-llahu.
|
|
|
| Faqe:
1
2
3
4 |
|