| Faqe:
1
2 |
| Autori: |
Subjekti: Kanuni i Lek Dukagjinit |
Silverscreen
Super Moderatore
     
Postime: 3213
Regjisturar me: 4-9-2009
Antar offline
|
|
Kanuni i Lek Dukagjinit

Kanuni i Leke Dukagjinit eshte ajo permbledhje ligjesh, normash dhe menyrash sjelljesh te Shqiperise se veriut, shkruar sot e shtate shekuj me pare.
Nuk u shkruajt nga sot neser, por qe vendosja ne leter e disa normave dhe ligjeve qe egzistonin qe me pare, qe ishin kulture dhe tradite e vendit, e
keto te fundit te kaluar nga brezi ne breze, ashtu sic trashegohet c'fare do lloje kulture.
Them se do ishte interesante te diskutonim per kete pjese te rendesishme te kultures dhe te kaluares shqiptare. Aq me teper sepse vazhdon e vihen ne
zbatim akoma sot (normalisht ne menyre me te zbehur). Eshte sidomos nje aspekt i ketij kodi qe (personalisht) s'me gjen dakort, dhe ajo eshte
gjakmarrja, por jane edhe disa te tjera mbi te cilin une mendoj se duhet reflektuar.
Disa pyetje: Perse kanuni i Leke Dukagjinit ishte aq i respektuar (merr parasysh qe ligjet e sotme me zi i marrim ne konsiderate, ndersa aty duhej
bere gjithcka sipas kanunit)?
Perse, per shembull kur pjesa tjeter e Shqiprise ishte nen mbreterine dhe qeverine e Leka Zogut, (apo edhe nen perandorine osmane vazhdonte zbatimi)
pjesa veriore dukej sikur kishte nje pavaresi ne vete?
Arsyet ekonomike?
Ato kulturore?
Do kisha deshire qe kush di me shume mbi kete te shkruante
dhe t'na informonte, e gjithashtu te diskutojme per kete gje qe, me sa di une, vazhdon si tradite ne shqiperine e veriut (si gjakmarrja). Pastaj,
c'mendim keni per gjendjen aktuale te tij? Mendoni se duhet te kete nje nderhyrje nga shteti shqiptar, dhe te kete imponim te ligjit shtetror, dhe jo
me zbatimi i nje ligji qindra vjecar? A eshte e mundur te hiqet me ligj nje tradite (sepse per kete behet fjale per mendimin tim, nje tradite e
ngulitur mire ne gjak)? Do ishte e drejte nje nderhyrje?
Thoni ate qe dini dhe qe mendoni...

|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
Kanuni i Leke Dukagjinit perdoret edhe sot ne Kosove,do ju shkruaj ate qe mbaj ende ne mend nga disa pjese te Kanunit:
Me Kanun vrasesi duhet te leje prane viktimes revolen apo pushken me te cilen ka kryer vepren,vrasesi ka te drejte te marre pjese ne varrim te
viktimes,pas varrimit vrasesi nuk ka te drejte te leviz nga shtepia e tij,ai duhet te kerkoje Bese apo si themi leje per levizje te lire.
Besa jipet me jave apo muaj,ne rast se besa jipet nen nje jave pra me dite atehere vrasesi e dinte se familja e viktimes deshiron hakmarrje.
Nese Familja e viktimes nuk jepte fare Bese atehere dihej se vrasja zingjirore do te vazhdonte per kete arsye Pleqet e pajtimit tentonin qe te benin
pajtimin e Familjeve duke ju pasqyruar se me vrasje te vazhdueshme te dy familjet do kishin vetem humbje.
Ka raste kur pajtimi i familjeve ka hasur ne shkelje te rregullave te Kanunit duke pasur parasysh se familjet e medha mund te zhduknin familjet e
vogla me pak anetare, ne kete rast ka pasur ndihma edhe nga farefisi i gjere ku gjendja ashpersohej deri ne konflikte me permasa te medha qe
shkaktonin vrasje te pa nevojshme.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
NYE I NJIQINDENANDĖMBDHETĖT.
Dorėrasi.
§.843. Dorėras thirret aj, i cilli vret kend me dorė tvet.
§.844. Dorėrasi, porsą t'a vrasė nierin, do tė ēojė fjalė sč e vrau aj e mos tė hutojn mendsh prindja e tė vramit.
§.845. Dorėrasi do tė ēojė me lypė besė.
§.846. Dorėrasi, po muejt vetė me e sjllė marė te vramin, mire; perndryshej mbe kedo, qi tė ndeshet, do ti thotė qi tė shkojė me e sjellė marė e
armen me i a pshtetė tź kryet.
§.847. Dorėrasi nuk guxon mč mārrė armen e tė vramit, po bani két faqe tė zezė, aj bjen nė dy gjaqe.
§.848. Dorérasi i prīndės sė vet grihet prej fisit a katundisht.
§.849. Dorėrasie ką tė luejtmen nāten aty, kū t'a ēile drita, do tė struket.
NYE I NJIQINDENJIZETEDYTĖ.
Besa.
§.854. Besa āsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e tė vramit i ep dorėrasit e shpijarvet tė tij, tuj mos i ndjekė per gjak perkohsīsht e mjé nė
vade tė caktueme.
§.855. Me ēue gjind per besė āsht kanū, me dhānė besė āsht detyrė e burrni.
§.856. Shpija e tė vramit, po i dha besė dorėrasit, ky edhčpse e vrau, do tė shkojė nė mort e nė gjāmė me percjellė tė vramin deri nė vorrim e me
ndźjė per drekė. Kio besė ngjatė 24 orė.
§.857. Po s'shkoi dorėrasi ne gjāmė e ne drekė permbas besės sė dhānun, nuk i xźhet per shburrnim shpis sė tė vramit, edhč nė mos i dhashtė besė, tuj
kźnė sč dorėrasi i a shtoi dhunėn mbi dhūnė.
§.858. Permbasi tė hījė i vrami nė dhé, katundi ką tager, mbas kanūnit, me i a xjerrė besen dorėrasit e shpijarve tė tij.
§.859. Besa e katundit āsht tridhetė ditshem.
§.860. Po ngurroi shpija e tė vramit e s'u gjegj me i dhānė bese katundit, dorėrasi me gjithė shpijarė e kushrīni te dame zjarmit do tė rrijė
mshilė.
§.861. Kurrkush tjeter nuk młnd tė bije me i a xjerre besen dorėrasit e shpija e tė vramit nuk młnd t'i ape kuej bese, per pą ndreqe katundin e
vet.
§.862. Si t'a ndreqė katundin e vet shpija e tė vramit, atbotė u ēilet udha miqvet e dashamirvet per me lypė besė per dorėrasin.
§.863. Po e ēili besen e fisit shpija e tė vramit, gjith są fiseve tė jenė nė katund tė tij do tu apė besė as mā pak as mā teper.
§.864. Po u ēue nji mik edhč i shkoi shpis sė tė vramit per besė e kjo e percjellė me "Mos m'eia mā" e nuk i dha besė, s'ką pse i shkon mā.
§.865. Po u ēue nji mik tjeter edhč i shkon per besė shpis sė tė vramit, e kjo e percjellė me "Per tash s't'ap besė, 'sč nuk e shof gjasen", mā tė
paren besė, qi dąn me dhānė, kėtij do ti a apė, tuj lānė m'anesh miq e dashamirė zemret.
§.866. Po pat besė shpija e dorėrasit, tė rrijn me mend e me nierzi nė pūnė tė vet, tė ruhen si burrnimi si edhč granija e mos ti shkaktojn dāme as
trazime, per nė kioshin ngiatas me shpi tė tė vramit e mos tė shesin kreni.
§.867. Po u prū keqas shpija e dorėrasit ndaj Shpin e tė vramit, katundi bashkė me dorzānė t'a qortojė e, n'e lypėt nevoia, tė ndeshkohet me giobė e
t'u kputet besa.
§.868. Kanū burrnijet por edhč detyret
āsht tė mos perbuzet kush nė Shpin e tė vramit, edhčpse e mjerė e e thame krahėsh.
§.869. Mos tė trimnohet kush me i pri gjaksit e me luejtė me 'tź neper katund tė shpis tė tė vramīt, kanūja thotė: "Giaksin rueje e mos e perciell
faqe shoqit tė shpis sė tė vramit". "Gjaksi e ką tė luejtmen nāten, e aty, kū t'a ēilė drita, tė struket". "Si tė biej nė glak nieri, tė hikmen e tė
mshefmen i ką per deytrė".
§.870. "I dāmi zjarmit jashta 24 orvet nuk ī ruhet mā giaksit".
§.871. Kushrinija e dāme me zjarm prej dorėrasit mbrenda 24 orve tė vrasės do tė ruhen, sepsé, po i vrau shpija e tė vramit, e mźrr gjakun e vet.
§.872. Po pshtuen pą u vrą mbas 24 orėsh, do tė dorzaniten me shpi tė tė vramit e do tė jenė tė lirė nė punė tė vet.
§.873. Po vran kend prej kushrinis sė dāme shpija e tė vramit mbasi tė kalojn 24 orėt, ajo nuk mérr gjak, por bjen nė giak.
|
|
|
giqi
Anetar i besuar
  
Postime: 682
Regjisturar me: 4-12-2009
Antar offline
|
|
Ka shumė ligje qė sot nuk i pėrshtaten kohės!
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
Kanuni eshte me shekuj nder SHqiptaret.
|
|
|
giqi
Anetar i besuar
  
Postime: 682
Regjisturar me: 4-12-2009
Antar offline
|
|
Le tė jet edhe me qindra shekuj, por prap nė kanun ka ligje qė ditėve tė sodit nuk i pėrshtaten fare!
|
|
|
mamuti
Anetar i besuar
  
Postime: 542
Regjisturar me: 6-9-2009
Antar offline
|
|
Kanuni i Lekes,per mendimin tim ajo ishte ne at koh sikur sod kushtetuta.
Pa dyshim qe ka edhe sene(ligje) te kqija ne kanun,s.p.sh sa i perket gjakmarjes,po si doket ne at koh e vetmja menyr per ti paku vrasjet,esht be
ligji i gjakmarjes,do te thot ai qe vret mun te jet edhe i vran,(dhe si pas gjitha gjasave ateher ska pas burgje,per te vujt burgin
vrasesit,hahaha).
Dhe pa dyshim se kanuni e ka kry rolin e vet pozitiv ne a't koh.
Per deri sa fqinjet e jon ne a't koh ishin njerz te eger (gadi kanibal)pa kurfar ligje dhe regulla ne si popull fisnik e kemi pas ligjin e kemi pas
kodin e kemi pas KANUNIN.
Porsi kanga e zogut t’verės,
qi vallzon n’blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į’ gjuha e jonė shqyptare.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
§.846. Dorėrasi, po muejt vetė me e sjllė marė te vramin, mire; perndryshej mbe kedo, qi tė ndeshet, do ti thotė qi tė shkojė me e sjellė marė e
armen me i a pshtetė tź kryet.
Ketu shifet se Kanuni ka pershkruar edhe ne rastet e renda te krimit te thuhet e verteta dhe arma te vendoset tek koka qe te dihet se me cka eshte
kryer krimi.
|
|
|
Silverscreen
Super Moderatore
     
Postime: 3213
Regjisturar me: 4-9-2009
Antar offline
|
|
Thenie: Postuar Orgjinalisht nga mamuti  | ,po si doket ne at koh e vetmja menyr per ti paku vrasjet,esht be ligji i gjakmarjes,do te thot ai qe vret mun te jet edhe i vran,(dhe si pas gjitha
gjasave ateher ska pas burgje,per te vujt burgin vrasesit,hahaha).
|
Eshte e vertete qe ceshtja e gjakmarrjes lindi per ti pakesuar vrasjet, por nuk shkoi tamam ashtu. Ne fakt gjakesi, ai qe sapo i kishte marre gjakun
dikujt per te hakmarre dike tjeter, ishte i detyruar ti paguante nje tot shume princit,prandaj ishte edhe nje rrjet ekonomik. Kur nuk kishte
gjakmarrje me funksionaret e ketij i nxisnin njerezit te merrshin hak qe t'paguanin kete shume duke i vene ne seder duke thene qe ai qe s'merr hakun e
vellait apo babait, apo mikut s'eshte me burre e ka humb nderin. Keshtu funksiononte atehere, sot s'ka me pagesa por vazhdon akoma, e vazhdon akoma te
kete ngujime te meshkujve. Ne fakt, para disa kohesh kam njohur nje shqiptare nga veriu, ishte nene e dy femijeve, kishte nje vajze e nje djale. I
kishin vrare vellain per gjakmarrje, dhe ajo po priste qe ti rritej djali e t'merrte hakun e dajes. Kjo do te thote qe vazhdon kjo gje, dhe do te
thote qe eshte tradite qe eshte e ngulitur mire ne gjak, aq sa edhe me kalimin e kohes dhe me largimin nga vendi vazhdon ta doje ta zbatoje ate, te
mbaje nderin e familjes lart etj. Prandaj sistemi ka funksionuar aq fije per pe per mendimin tim, sepse nuk kishte nje imponim ligjor, por kulturor,
dhe kur eshte kulturor eshte nje bindje qe duhet cuar perpara. Nuk behet me nje detyrim i merzitcem sic jane ligjet, por dicka jetesore per te cilin
duhet luftuar. Prandaj i ka mbijetuar kohes, e i mbijetonte e ligjeve shteterore (vazhdon akoma tani, ndonese ne menyre me te zbehur). Vetem komunizmi
ja mblodhi disi, por sic ndodhi edhe me fete, vetem sa u ndalua perkohesisht, sepse u rikthye me renien e tij.

|
|
|
mamuti
Anetar i besuar
  
Postime: 542
Regjisturar me: 6-9-2009
Antar offline
|
|
Silverscreen,un akoma mendoj se ai ishte ligj ne at koh e jo tradit,tradit u be tani per fat te keq te jonin!
Kur te flitet per kanunin duhet ta kem parasysh kohen kur esht ber dhe zbatuar ai,padyshim se ka gjera te kqija sikur se thash edhe ma lart.
Kurse nese don te thuash se ai zbatohet me teper ne veri te shtetit me teper se ne viset tjera,besoj se po.
Po per mendimin tim,ajo pjes prej kohesh esht len mas dore ose edhe ma keq esht shtyp me teper se viset tjera te trojeve tona,tuj ja nis prej
perandoris osmane e deri tek komunizmi barbar,noshta edhe gaboj.
Porsi kanga e zogut t’verės,
qi vallzon n’blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į’ gjuha e jonė shqyptare.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
http://www.youtube.com/watch?v=jZ1Vnk6bVW0
SHikojeni Oda e Junikut,
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
http://www.youtube.com/watch?v=MMl0CXO6dcg
shikojeni ftyra e nderi jane me te medha,gjaku i djalit mbetet gjake i humbur.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
http://www.youtube.com/watch?v=dbX8sGlKaN8
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
http://www.youtube.com/watch?v=FMuonL3PaOY
ketu shifet se me cdo kusht eshte kerkuar nga Pleqnaret qe ngaterresat te nderpriten.
|
|
|
mamuti
Anetar i besuar
  
Postime: 542
Regjisturar me: 6-9-2009
Antar offline
|
|
Silverscreen fillimisht kerkoj falje per ket shkrim qe do e sjelli,po me doket se ja vlen se flet shum gjer e bukur per kanunin e Lek Dukagjinit.
Dhe i shpjegon ne menyr te bukur lashtesin dhe vlerat e vet kanunit, ligjit Shqiptaro ilir te asaj kohe.
Porsi kanga e zogut t’verės,
qi vallzon n’blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į’ gjuha e jonė shqyptare.
|
|
|
mamuti
Anetar i besuar
  
Postime: 542
Regjisturar me: 6-9-2009
Antar offline
|
|
Kanuni, Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?
“Myslimanėt pėr ēdo pėrēarje, mosmarrėveshje duhet t’i drejtohen sheriatit dhe ligjit (Kur’anit dhe Synnetit) tė Allahut xh.sh. dhe
jo ligjit apo kanunit tė Lek Dukagjinit, i cili ka filluar tė aplikohet edhe nė shtėpitė myslimane. Ne nuk kemi nevojė pėr ligjet e huaja.”
Kjo asht thirrja, qe me rastin e Ramazanit, teologu Arben Halluni, zevendes myftiu i Shkodres, i bani besimtarve ne shkrimin e tij: “Unifikim
dhe jo ndarje, vllazerim dhe jo perēarje” te publikuem ne http://www.myftiniashkoder.com dhe ne http://www.shkodraonline.com . (Shih ne internet: Sheriati ėshtė pėrmbledheje e ligjeve fetare dhe shtetėror tė fesė Islame qė praktikohen nė
Shtete Islamike si Iran, Irak, Arabi Saudite etj. Pėrmbledhjen e parė tė kėtyre ligjeve e ka bėrė Esh-Shafiu. Kjo pėrmbledhje e ligjeve nė shtete
islamike shėrben si kushtetuta nė shtete e sistemeve tjera.)
Une kam respekt per kleriket, te cilet predikojne mesimet e mira te “Librave te Shejte”. Por kjo nuk do te thote, qe keto mesime te merren
kallep, pa ba pyetje dhe rrahje mendimesh, tue mbrojte seicili lirisht dhe ne menyre te qytetnueme pikpamjen e vet, keshtu qe askush nuk do te kishte
te drejte te pretendoje se ndihet i ofenduem. E Verteta nuk ofendon kerkend! Nga pohimet e masiperme te teologut Arben Halluni mue me lindin dy
pyetje:
1) A asht i huej per shqiptart Kanuni i Lek Dukagjinit?
2) Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?
1) A asht i huej per shqiptart Kanuni i Lek Dukagjinit?
(Ne foto Dr.Prof.Ismet Elezi datelindja 1920) Mbasi studimi i kanuneve dhe ne pergjithesi i “Te drejtes zakonore” nuk i perket teologjise,
por i perket jurisprudences, pergjegjen e ketyne dy pyetjeve po e kerkoj ne studimet e njenit prej juristve shqiptar ma te njohtun ne kete fushe dhe
pikrisht te dr.prof. Ismet Elezit ( shih ne Google – Ismet Elezi ketu ne foto ). Ne vitin 1999 doli nga shtypi ne Tirane libri monumental i
dr.Prof. Ismet Elezit me titull: “MENDIMI JURIDIK SHQIPTAR” me 326 faqe. Ne kreun e XVI (faqe 89-122) profesori trajton ēeshtjen
“Kuptimi i se drejtes zakonore shqiptare, burimet dhe parimet e saje”. Ma poshte do te citoj nga ky kapitull disa pjese, te cilat i japin
pergjegje ketyne dy pyetjeve:
- “ E drejta zakonore shqiptare, e trasheguar qe nga iliret dhe gjate gjithe historise se zhvillimit te shoqerise shqiptare veēanerisht gjate
mesjetes kur Shqiperia ishte nen sundimin osman (Shek XV deri ne fillim te shek. XX) nuk ka qene statike, por eshte ndryshuar duke lene ne harrese
norma te vjetra dhe duke u pasuruar me norma te reja, po nuk u asimilua nga ligjet e shteteve pushtuese”.
- “Normat e se drejtes zakonore jane krijuar nga menēuria popullore, nga pleqte anonim (pleqesi), kuvendet e burrave te zakonit dhe jane ruajtur
ne kujtesen e popullit.”
- “Normat e se drejtes zakonore shqiptare, ne tersine e tyre perbejne nje sistem juridik nga me te vjetrit ne Europe.”
- “Burimet kryesore te se drejtes zakonore shqiptare jane: “Kanuni i Leke Dukagjinit”, i mbledhur nga Ate Shtjefen Gjeēovi,
“Kanuni i Skenderbeut” i botuar nga Dom Frano Ilia, “E drejta zakonore e Laberise” botuar nga Ismet Elezi, “Kanunet e
Lumes, Bendes, Ēermenikes etj”, “Kanuni i Mirdites” i mbledhur e i botuar nga Pal Doēi dhe “Kanuni i Leke Dukagjinit”
simbas variantit te Pukes i mbledhur dhe botuar nga Xhemal Meēi.”
Per te thedhue studimin e te drejtes zakonore shqiptare dr.Pref. Ismet Elezi jep mendimet e studjuesve kryesor nga Shqipnia dhe nga Kosova te citueme
ketu poshte:
(Ne foto Dr.Jur.Emid Tedeschini 1909-1989) 1) “Studjuesi i mirenjohur i se drejtes zakonore Emid Tedeschini (ketu ne foto), doktor i shkencave
juridike, ka dhene ndihmese te ēmuar sidomos me studimet krahasuese te se drejtes zakonore me ate romake dhe gjermane. Ne rradhe te pare Tedeschini ka
bere nje pune serioze per rikostruktimin e sistemimin e Kanunit te Leke Dukagjinit, duke u mbeshtetur ne Kodet bashkekohore.”; “ Ne qofte
se Tedeschini do te kishte vazhduar me tej studimet krahasuese te se drejtes zakonore shqiptare me te drejten e vendeve te tjera, s’ka dyshim,
se do te kishim nje veper monumentale ne fushen e mendimit juridik. Megjitheate, edhe me ate qe ai ka dhene, E.Tedeschini, mbetet nje shkencetar i
shquar shqiptar, nje erudit i madh, poliglot dhe punetor i palodhur i shkences”,
2) “Studjuesi tjeter i njohur doc. Vangjel Meksi, i ka dhene shkences juridike shqiptare, perfshire historine e shtetit dhe te drejtes punime me
vlere…. Duke analizuar ēeshtjet e shtetit dhe te se drejtes gjate pushtimit turk, V.Meksi ndalet posaēerisht per komisionin e Xhibalit (Gjyqi i
Maleve) me qender ne Shkoder (rreth vitit 1856, emruar nga Valiu i Shkodres). Ne baze te te dhenave arkivore autori provon se ndonese zbatohej Kanuni
i Leke Dukagjinit, vendimet e Komisionit te Xhibalit merreshin ne gjuhen shqipe ( per kete jep edhe dy shembuj). Megjitheate Komisioni i Xhibalit nuk
u pranua nga malesoret e Veriut, sepse konsiderohej vegel e pushtuesve te huaj, prandaj ato vepronin simbas traditave e zakoneve te tyre
shekullore.”; “Ndihmesa e tij (Vangjel Meksit) behet edhe me e madhe me artikullin “Kanuni i Skenderbeut dhe Kanuni i Leke
Dukagjinit-monumente me vlere te se drejtes shqiptare”. V. Meksi thekson se edhe populli ilir, ashtu si ai romak e grek, kishte te drejten
(zakonore) te tij”,
3) “Nder autort shqiptar qe kane dhene nji kontribut te madh eshte studjuesi kosovar Prof. Syria Popovēi, me nje varg studimesh shkencore per te
drejten zakonore shqiptare”, “…Lidhur me origjinen e Kanunit te Lek Dukagjinit parashtron pikpamjet e ndryshme….. pa mohuar
faktorin subjektiv – roli i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut…..”.
4) “Nder studjuesit shqiptar qe ka treguar interesim per te drejten zakonore shqiptare ka qene juristi Zef Benusi duke zhvilluar temen
“Zakonet juridike”.
Ne faqet vijuese te ketij kapitulli dr.Prof. Ismet Elezi flet per studjuesit shqiptar te tjere nga Shqipnia e nga Kosova, te cilet kan dhane nji
kontribut te vlefshem ne studimin e te drejtes zakonore shqiptare si dhe per punimet e tyne, gja qe nuk asht objekt i ketij shkrimi.
Me sa citova ma nelt del pra e kjarte se:
1) Zakonet shqiptare te permbledhuna ne Kanunin e Leke Dukagjinit, ne Kanunin e Skenderbeut, te Laberise etj. nuk jane zakone te hueja, por jane
zakone te mirefillta shqiptare, te cilat e kan zanafillen qyshe nga kohet e para-ardhesve te tyne ilir,
2) Se zakonet shqiptare perbajne nji sistem juridik nder ma te vjetrit ne Europe,
3) Se shqiptart nuk i kan huazue zakonet e tyne nga te tjeret dhe
4) Se zakonet shqiptare nuk muejti asnji pushtues ti zevendesoje me ligjet e veta.
Natyrisht Kanuni i Lek Dukagjinit, si dhe zakonet e vjetra shqiptare ne pergjithesi, kane qene te huej si per turqit e ardhun, ashtu edhe per sllavt e
ardhun ma vone ne Shqipni dhe per konseguence logjike edhe per pasardhesit e tyne te mavonshem te mbetun ne Shqipni, per te cilet “Mesuesi i
Popullit” Hamdi Bushati, shkodrane i mirefillte, i fisit te Bushatlive, ka shkrue ne librin e Tij me vlera te medha historike “SHKODRA DHE
MOTET”, ku Ai ne kapitullin e VI (faqe 283-313) trajton temen: “Familjet shkodrane me prejardhje te huej”. Nji nder keto familje
shkodrane me prejardhje te huej dhe pikrisht me prejardhje sllavo-malazeze kristjane te konvertuem ne musliman (Te quejtun ne Shkoder
“Podgoriēan” nga fjala “Pogdorice” , qe per kete aresye u
debuen nga vlleznit e tyne te gjakut sllavokristjan, asht edhe familja “Hallunoviq”, qe ne Shkoder thirret “Halluni”. Prandej,
vetem nga pikpamja e origjines sllave te familjes se tij, teologu Arben Halluni mund te kete te drejte te thote per Kanunin e Lek Dukagjinit dhe ne
pergjithesi per Zakonet e vjetra shqiptare se “Ne nuk kemi nevojė pėr ligjet e huaja”.
2) Kanuni, Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?
Ashtu siē e ka thane ma nelt dr.Prof. Ismet Elezi “E drejta zakonore shqiptare… nuk ka qene statike, por eshte ndryshuar duke lene ne
harrese norma te vjetra dhe duke u pasuruar me norma te reja, po nuk u asimilua nga ligjet e shteteve pushtuese”. Me gjithe ndryshimet gjate
viteve, disa zakone te vjetra shqiptare kan mbete mbrapa ne krahasim me hapat e jetes ne shekujt e fundit. Prandej keto zakone nuk mund te zbatohen ne
kohen e sotme. Aqe ma pak mund te zbatohet sot nga populli shqiptar ligji i huej teokratik i Sheriatit, qe dikur, shekuj ma pare, pushtuesi turk
tentoi pa rrezultat t’ua imponoje shqiptarve. Mund te provohet me citime konkrete se te dyja keto ligje, kjofte Kanuni, kjofte Sheriati,
permbajne pika, qe jane ne kundershtim me Kushtetuten, me Kodin Civil dhe me Kodin Penal shqiptar.
Prandej shkodrant dhe shqiptart ne pergjithesi, duhet te sillen ne shtepite e tyne ne perputhje me Kushtetuten e Shtetit laik shqiptar.
Porsi kanga e zogut t’verės,
qi vallzon n’blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į’ gjuha e jonė shqyptare.
|
|
|
identiteti
Anetar i rregullt
 
Postime: 355
Regjisturar me: 5-1-2010
Antar offline
|
|
Kanuni I Arberoreve_Shqiptareve(KANUNI I LEKE DUKAGJINIT)eshte vepra me e madhe e kultures traditcionale Arberore_Shqiptare ne fushen e jetes
sociale.Kjo veper nuk eshte vetem teresija e normave te se drejtes zakonore te Shqiptareve,porse ne te permban palcen Etnike te Kombit
tone,Iliroarberoroshqiptar.Ne te njeten kohe permban edhe kuluturen tone zingjirore neper shekuj...
...Sistemimin e kesaj vepre madhore e ka bere i madhi(qe ndjese past)AT,Shtjefen Gjeqovi.Ky dijetar i famshem i kultures sone lindi me 1874-1929.Ashtu
edhe si me perpara(qe bene name per memedheun,si Pal Engjelli,Bogdani,Barleti,Buzuku,Bardhi,
Matrenga,Kazazi,Bruni,etj etj pa mbarim),edhe I famshmi AT.Shtjefen Gjeqovi ishte vazhdimesija e ketyre Prelateve Arberore qe me gjakun e vet shkroj
pavdekshmerine e Tij_njeherazi edhe te kultures sone ne pergjithesi...Per Kanunin,thuhet se i pari qe i ka kodifikuar keto ligje ka qene vete Leke
Dukagjini,ne mesjete,porse,qeshte e verteta ato i perpiu koha,duke ngelur vetem ne kujtesen e popullit,me fjalet keshtu ka thene Leka.Porse Zoti deshi
dhe lindi At.Shtjefen Gjeqovi,Dhe vepra e Lekes u ribe e pavdekshme,duke marrur permasa edhe jasht popullit tone.kjo veper menjhere pas botimit
ne"Hylli i Drites" 1913,u perkthye ne gjermanisht.Kurse universitety i Lajpcingut e dekoroj Gjeqovin per kete veper madhore me titullin Doktorr
nderi).Me 1933,vepra u botua ne teresi,porse At.Gjeqovi nuk e pa botimin e plote,sepse ate e vrau mbreterija serbe,ne fshatin Zym,ku aj sherbente
popullin ne menyren shpirterore me shkronjat Arberore,pra Aj ishte edhe mesonjes i gjuhes Arberore,ne rrethinen e Zymit...
..I kthehemi perseri Vepres:Percaktimi i emrit Leke Dukagjini,lidhet ne te vertete me krahinat Shqiptare veriore,Leke(malesi)dhe Dukagjin,ku ky kanun
ka qene libri i jetes.
Fjala kanun(mase)eshte nga rrenjet greko_bizantine.Eqrem Qabej materjen e kesaj vepre e emerton me doket(ne shumes),duke u bazuar ne foljen duket.Aj
per vepren eshte shprehur,paversisht thnjeve qe vijne nga te tjeret,vepra eshte palca e kombit tone.Pas pushtimit te vendeve tona nga osmaniket,Kanuni
eshte mbajtur si ligj i deturueshem per Malesi e Dukagjin.Pra ne keto vise te Krishtera,Kanuni ka qene baze e jetes,dhe kishte vlere,te pa
kontestuaeshme per vazhdimesine e kultures sone.
Populli i dinte permendesh keto ligje,dhe i zbatonte me perpikemeri.Edhe tek me te vegjlit,edhe sot e kesaj dite mund te gjeni fjaline me
vlere<kshu ka than Leka>.
Duhet kujtuar se Gjeqovi duke permbledhur gjate gjithe jetes se Tij,per 30 vjet,neper keto krahina ka bere pune kolosale nuk ka kontestim.Prandaj me
te drejt edhe nerezit e medhenj shprehen per te me fjalet me te mira,ja nje shkrim i te madhit Faik Konica per At,Gjeqovin shkruar ne"Dielli"me 13
mars 1930:Ne katin e siperm te Famullise,permbi nje tryeze te madhe ishin nje tok vjetersinash greko_romake,te zbuluara e te mbledhura nje nga nje ,me
nje fatbardhesi te rralle dhe me nje shije te mbaruar nga dora e vete AT. Gjeqovit.Mbaj ment, veqan nje ene te vogel te qojtur
"lacrumatorium"lotare,asish qe te vjeterit ,ne besim se te vdekurit qajne te shkuarit e jetes se tyre,dhe e mbulojne ne varr bashke me te vdekurin qe
ky te kish se ku t'i mblidhte lotet....Nuk me shkonte ahere kurr ner ment se pas ca vjet secilido prej nesh,miq dhe admironjes se Tij,do te kishim
nevoje qe ne gjallesi per nga nje lotore ku te mbledhnim lotet tona per At Gjeqovin...Emri i ketij njeriut te rralle do te vije duke u rritur,sepse
pavdekesoj Kanunin,pavdekesoj kulturen e nje populli...
...Edith Durham,per Kanunin dhe Leke Dukagjinin Thote:Leke Dukagjini,ka arritur aq fame,sa qe ne vendet e e Krishtera te veriut ja kishte kaluar fames
se Gjergj Kastriotit.
Aj ka lene gjurme edhe ne Europe,porse persa i perkete gjurmeve te Tij ne krahinat e veriut gjithesesi del perpara Gjergj Kastriotit.Fjala e gjetur jo
rastesisht ne popull,se keshtu ka thene Leka,ka me teper force detyruese se sa dhjete porosite e Bibles.Ketu del te kuptohet se Leke Dukagjini ka qene
nje personalitet aq i madh saqe ka ndikuar shume ne popull,dhe se njerezit e ketyre krahinavet e cilesojne si te parin e tyre....
...Uaa,"shkrova shume"!!!!Mire!,po e le per tjeter here...Lavdi At SHTJEFEN GJEQOVIT,per mundin qe ka bere per Memedheun e Arberoreve.....
....
|
|
|
giqi
Anetar i besuar
  
Postime: 682
Regjisturar me: 4-12-2009
Antar offline
|
|
Kanun i kohėrave tė lashta qė nė ditėt e sodit s'pinė fare ujė.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
giqi,
Sa per njoftim,Kanuni i Leke Dukagjinit perdoret edhe sot ne shume vende ne Kosove.
|
|
|
identiteti
Anetar i rregullt
 
Postime: 355
Regjisturar me: 5-1-2010
Antar offline
|
|
Ke po njofton ore Fatii,giqin,a ???!!!...Hahahaha,po giqi jeton ne hene ore Fatii,po ku di giqi se si vejn punet ne toke...Uaaaa,gabova sipas giqit
njeriu nuk ka shkuar ne hene akoma,hahaha.Me siguri(bazuar ne shkrimet e tij)giqi jeton diku ne malet torrabora ne avganistan...
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
identiteti,
une mendova ti jape giqit informata se Kanuni i Leke Dukagjinit ka qene dhe eshte ligji i SHqiptareve,ne baze te Kanunit Pleqte e pajtimit kane pasur
synim nderprerjen e ngaterresave.
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
Libri qe mbajti nen fre Veriun
Nga Jorida Pasku
"Kanunin e Lekė Dukagjinit" njė botim anastatik i veprės sė vitit 1933, pėrmbledhur dhe kodifikuar nga At Shjefėn Gjeēovi. Nė hyrje kujtimet e Konicės
nga vizita e vitit 1913 nė kuvendin franēeskan nė Shkodėr dhe analiza e Gjergj Fishtės pėr vlerat juridike e qytetare tė Kanunit
Njė botim me fletė tė verdha qė ruan estetikėn e atyre botimeve tė regjura nga koha. Ky ėshtė sė jashtmi "Kanuni i Lekė Dukagjinit" i vitit 2010, i
treti nė serinė e botimeve Franēeskane tė Shkodrės qė i qėndron besnik botimit tė vitit 1933. I pėrmbledhur dhe i kodifikuar nga At Shtjefėn Gjeēovi
(1874-1929), hapet me shėnimet biografike tė pėrmbledhura nga miku i tij At Pashk Bardhi.
Vijon me parathėnien e At Gjergj Fishtės, qė i ka bėrė njė analizė vlerave juridike dhe qytetare tė Kanunit, rėndėsinė qė ka pasur nė kohėn kur ligjet
i bėnte Turqia dhe mė tej Fishta argumenton hedhjen poshtė tė idesė se: "kanuni pat vlerė juridike, pėr njerėz t'egjėr".
Nga Faik Konica janė pėrfshirė mbresat e njė vizite tė shkurtėr dhe njė bisedė nė dhomėn e vogėl tė famullisė sė At Shtjefėn Gjeēovit, nė Gomsiqe, atė
dhomė qė ai e pėrshkruan "njė binį prej guri, e ndritur dhe e paster, gjysm'e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zźmėra e madhe dhe
buzėqeshja e tė zotit tė shtėpisė".
Ligjet qė mbanin "fre" Veriun e Shqipėrisė, Gjeēovi i mblodhi gjatė kohės qė gėrmonte pėr pėrmbledhjen folklorike "Visari Komtar" (1910), njė botim qė
nuk pati jetėgjatėsi pasi lufta shpėrtheu dhe kohė tė vėshtira e prinė Shqipėrinė.
Materialin pėr Kanunin, Gjeēovi e botoi pak nga pak nė tė pėrkohshmen "Hylli i Dritės", qė filloi tė botohej pikėrisht atė kohė, mė 1913. Kėto tė
dhėna i marrim nga shėnimet e Gjergj Fishtės, qė beson se nėse Shtjefni nuk do tė ishte vrarė pabesisht natėn e 14 tetorit 1914, Kanuni do tė ishte
edhe mė i plotė, edhe mė interesant.
"A. Shtjefni vijote pa i a dį kurr nder rmime e studjime mbķ kanūn, edhé pat shtue materjal tjeter tė rķ kshtū, qi botimi definitiv i kanunit do tė
kishte dale, nen ē'do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veē shka se u vrā mizorisht nė Jugoslavķ, e i hupen edhé dorshkrimet, posė
qi vepra i mbet pa krye", shprehet Fishta.
Me kėto shėnime dijetari i hap sytė gjithkujt pėr rėndėsinė e Kanunit dhe po ashtu shuan edhe kureshti tė vogla pėr lexuesin siē janė: kuptimi
etimologjik i fjalės Kanun, pse i vėnė emrin "Kanuni i Lekė Dukagjinit", ku ka qenė zbatuar, etj..
"Fjala kanūn, s'kį dyshim, se etimologjikisht rrjedhė prej fjalet greqishte xavẁv-qi don me thānė: mastįr, njajo vegel drunit a e ndonji brumi
tjeter, qi vjen me terhjekė viza tė ndrejta", rrėfen Fishta jo fort i sigurtė nėse ka qenė Lekė Dukagjini ai qė e ka kodifikuar i pari Kanunin, apo
sepse "kį pasė vlerė legale ndėr "Lekė" (Malsorė tė Mbķshkoders) e nė Dukagjin-Dukagjini nder kohė tė kalueme pėrfshīte Shalė e Shosh, Pukė e Iballe,
Mirditė, Kthellė e Selitė e Zhuben (Malsķn) e Lezhes)."
Duke i referuar librit "Serbtė edhé Shqyptarėt" tė Dr. ufflay, Fishta del nė pėrfundimin se "Kanuni i Lekė Dukagjinit dikśr kį kźnė i kodifikuem".
Po ku qėndron rėndėsia e Kanunit pėr funksionimin mė sė miri tė shoqėrisė dhe Shtetit sipas tij? Fishta pikė sė pari, shpjegon se janė arsyeja e
vullndesa ato qė e drejtojnė njė shoqėri, qė tė pėrshtatura pėr njė hapėsirė mė tė madhe, atė tė njė shteti, pėrkthehen nė ligj dhe autoritet.
Ky burrė i urtė mėshon mbi faktin qė ligji duhet tė jetė i dobishėm dhe "due me thānė tė préme mbas psihes e mbas nevojve tė njimendta tė popullit, qi
do t'i majė; e se prandej fuqia ligjdhānse e nji Shteti, para se tė presė nji ligjė tė ré, duhet t'a njofė mirė shpirtin e popullit e t'i peshojė sa
duhet nevojėt e kohvet e tė vendit, pėr tė cillat ajo ligjė pritet.
Per ndryshe ligja del dhūnė e jo hullķ jete". Duke dhėnė kėto arsye, me tė drejtė ai bėn pyetjen: "Po kū mā mirė e mā kjarėt se nder ligjet doketare
tė nji kanuni ligjdhanėsit e shtetit kan pėr tė njoftė shpirtin, karakterin e nevojėt e vėrteta tė popullit?"
Ai i mbyll shėnimet me shtjellimin e vlerave juridike tė Kanunit, qė nuk u ndaluan as nė kohėn e Turqve dhe me hedhjen poshtė tė mendimit se " kanuni
pat vlerė juridike, pėr njerėz t'egjėr".
Duke bėrė njė kategorizim tė kulturave nė Kulturė Kristjano-Oksidentale, kulturė Greko-Romake tė hershme, Kulturė legjendare e heroike, Kulturė
Barbare, Kulturė e Egėr, ai i gjen vend kulturės sė maleve, mes kulturės sė atyre popujve qė "kan per qellim t'unjisimit tė tyne tė miren e
pėrbashktė, si kjo kuptohet prej kulturet kristijane a greko-romake, por qi prej erresijet tė mendes, nė tė cillen kan rį neper rrethāna tė vshtira
per ta, nder perlime t'autoriktetit perkatės e nė tė prém tė ligjvet pergjithesisht nuk marrin nė kujdes perfekcjonimin kultural e materjal tė
kolektivitetit, tue i a lanė ket barrė krejt inicjativės private".
Rreshtat qė Konica ka shkruar nė parathėnien e kėtij botimi janė njė prehje e kėndshme nėpėr kujtime qė ai ka pėr At Shjefnin, gjatė njė vizite nė
Kuvend tė Franēeskanėve nė Shkodėr mė 1913. Ja si na e sjell mė afėr portretin e famulltarit:
"I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po edhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin
dhe dashurinė.
Fjalėt i kish tė paka po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kishte diturķ tė veēantė - si pėrshembėll
Kanuni i Lekė Dukagjinit ose vjetėritė greko-romake - At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzķm t'a dėgjonte njeriu".
Konica i mbyll kujtimet e tij me pėrshkrimet e njeriut qė fshihet pas petkut tė famulltarit: "Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, me njė diturķ pa
tingėllim, po edhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mź ēudķtshmia e tė cķlave
ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr".
At. Shtjefni lindi nė Janjevė (Kosovė) mė 12 korrik tė vitit 1874. Mėsimet fillore i kreu nė vendin e tij dhe gjimnazin nė kolegjin e Franēeskanėve nė
Troshan. Mė 1888 ai shkon nė Bosnje, ku hyri nė Urdhėr tė Franēeskanė nė Kuvend tė Fojnicės.
Nė Kuvendin e Derventės e tė Banjalukės mori mėsimet filozofike, ndėrsa ato teologjike, nė kuvend tė Kreshevės. Mė 25 korrik 1896 erdhi nė Shqipėri.
Shėrbeu si famulltar nė Pejė, nė Laē tė Kurbinit, e nė Gomsiqe (Mirditė) e mė vonė nė Zymb.
At Shjefnin nuk e vlerėsuan vetėm pėr zellin qė dėftoi nė mėsimet fetare dhe patriotike, por edhe pėr vlerat qė i dha literaturės me botimet e veta,
"Jeta e shė Luēķs, pajtores s'arkidieēezit tė Durrsit" (1904), "Agimi i qytetnķs" (1910), "Shna Ndou i Padues" (1912), "Atil Reguli", pėrkthim i lirė
i dramit me tri pamje tė Pjetėr Metastasit (1912), "Vajza e Orleans-it ose Joana d'Ark" (1915).
At Pashk Bardhi nuk lė pa pėrmendur edhe vrasjen nė pabesi tė At Shjefnit, mė 14 tetor 1929, nė orėn 3 nė mesditė, as t'i lėrė nė paqe vrasėsit e tij.
Diku ai shprehet: "Ndonsé nė rrethe tė Prizrenit e tė Gjakovės, e dijnė tė gjith se kush janė gjaksit e At Shtjefnit, me gjith kėta na vjen keq, pse
nuk rezulton qi atyne u ka hī ferr nė kāmbė per ket punė."
Si njė falėnderim pėr veprėn e tij nė kohėn qė rroi, Bardhi shkruan:
"Pushosh nė paq, o ATė Shtjefen! Provinēja Franēeskane e Shqypnķs e atdheu mbarė, tė cillėt ti aq fort i deshte, e per tė cillėt aq fort u mundove, e
i nderove me vepra t'ua, kurr nuk kanė mė te harrue".
|
|
|
Fatii
Anetar i nderuar
   
Postime: 2883
Regjisturar me: 14-9-2009
Antar offline
|
|
http://www.youtube.com/watch?v=ZMNNk7qHAa4
Falja e gjaqeve 1990
|
|
|
LDD
I pa regjistruar
Postime: N/A
Regjisturar me: N/A
Antar offline
|
|
Kanuni i Lekė Djallit.
|
|
|
Sulejman Bej
Anetar i nderuar
   
Postime: 1106
Regjisturar me: 21-6-2010
Antar offline
|
|
ligj qe i la shqiptaret prapa me shekuj se jo me vite.
|
|
|
| Faqe:
1
2 |
|